LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e varfër janë tre herë më të prirë të jenë obez, se sa moshatarët e tyre të pasur

Fëmijët e varfër janë tre herë më të prirë të jenë obez, se sa moshatarët e tyre të pasur

Një hulumtim zbulon se fëmijët që jetojnë në familje të varfra, kanë shanse të fitojnë obezitet deri në moshën 11-vjeçare, më shumë se moshatarët e tyre që kanë familje mesatare apo të pasur.

Meqenëse ata shtojnë peshë më shumë, deri në moshën pesëvjeçare, janë dy herë më të prirë, të jenë obez deri në moshën 11-vjeçare.

Krejt kjo si pasojë e ushqimit pa vlera, të cilin e hanë familjet e varfra, meqenëse ushqimet e shëndetshme janë shumë të shtrenjta për t’i blerë, transmeton Telegrafi.

Studimi i bërë nga Universiteti i Londrës, ka gjetur se familjet me të ardhura të ulëta apo pa të ardhura, ushqehen me ushqime pa vlera, si brumërat apo ushqimet e konservuara.


Përdorimi i këtyre ushqimeve në moshë të re, bën që të shtohen kilet, e të jenë në pamundësi të hiqen.

Në studimin e bërë me shumë fëmijë të kopshteve, është gjetur se 20 për qind e atyre që kanë familje të varfër, janë obez që në moshë të hershme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori