LAJMI I FUNDIT:

Fellaini: Unitedi u ngut me shkarkimin e Mourinhos dhe të tjerëve

Fellaini: Unitedi u ngut me shkarkimin e Mourinhos dhe të tjerëve
Marouane Fellaini dhe Jose Mourinho (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Marouane Fellaini i ka kritikuar krerët e Manchester Unitedit për mungesë vizioni dhe mendon se kjo është arsyeja pse po vuajnë, pasi që nuk kanë pasur durim me trajnerë të dëshmuar.

Që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson (2013), Djajtë e Kuq kanë pasur tre trajnerë të përhershëm në periudha jo të mira.

Në ndërkohë, është duke u spekuluar se Ole Gunnar Solskjaer është pranë që të bëhet trajneri i katërt i shkarkuar duke e ndjekur të njëjtën përvojë, si paraardhësit e tij, David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho.


Jose Mourinho dhe Marouane Fellaini (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Fellaini ka punuar me të gjithë këta trajnerë në Old Trafford dhe beson se Unitedi është duke e paguar çmimin e veprimeve të ngutura.

“Ata e sollën Moyesin, nuk i dhanë kohë. E sollën Van Gaalin i dhanë dy vite dhe filluam të bënim gjëra, ai e fitoi kupën, por pastaj e shkarkuan trajnerin, sepse donin të fitonin shumë shpejt”.

“Sipas meje, klubi u ngut shumë që ta shkarkonte Josen, sepse kur vjen një trajner i tillë ka nevojë për shumë lojtarë që e ndjekin filozofinë e tij”.

“Ai deshi ta ndërtonte skuadrën e tij, por pas dy vite e gjysmë vendosën ta shkarkonin, sepse mungonin rezultatet… Nuk e di se çfarë do të bëjnë me Ole”, ka thënë Fellaini për Daily Mail, i cili tash luan në Kinë te Shandong Luneng Taishan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori