LAJMI I FUNDIT:

Federer me vështirësi në rrethin e tretë

Federer me vështirësi në rrethin e tretë

Kampioni në fuqi i Wimbledonit, Roger Federer, është përkujdesur edhe njëherë për ndeshje dramatike, pasi që mposhti me vështirësi kroatin Ilija Bozoljac.

Ndeshja që u zhvillua në fushën qendrore të Wimbledonit përfundoi me fitoren e zviceranit me rezultat 6-3, 6-7, 6-4 dhe 7-6.

Federer në rrethin e tretë përballet me francezin Arnaud Clement, ndaj të cilit do të mundohet ta shmangë pasigurinë e shfaqur në dy takimet e para. /Telegrafi/