LAJMI I FUNDIT:

Fasha e zgjuar mund të zëvëndësojë injektimin me insulinë tek diabetikët

Fasha e zgjuar mund të zëvëndësojë injektimin me insulinë tek diabetikët

Shiringat e shimbshme me insulinë, së shpejti mund t’i përkasin të kaluarës.

Hulumtuesit e kanë prezantuar një fashë të zgjuar, që do të lëshojë insulinën në trup, vetëm atëherë kur nevojitet.

Po ashtu, do të monitorojë sheqerin në gjak, i cili nëse rritet, fasha do të lëshon sasi të caktuar të insulinës për të nivelizuar atë.

Fasha – një rreth i hollë, jo më i madh se monedha prej pesëdhjetë cent – do të ketë rreth njëqind gjilpëra, të mëdha sa qerpiku i syrit.


Këto “mikro gjilpëra” do të jenë të pajisura me një “mikro depo”, të mbushur me insulinë dhe enzima të glukozës, të cilat do të rrjedhin në trupin e njeriut, duke bërë nivelizimin e menjëhershëm të sheqerit në gjak.

Studimi që është botuar në Zhvillimet e Akademisë Nacionale të Shkencave, tregon se si kjo pajisje ka treguar sukses tek minjtë, që janë të sëmurë me diabetin e shkallës së parë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori