LAJMI I FUNDIT:

Familja do ta lë Bobbi Kristinan të vdesë në të njëjtën datë si Whitney

Familja do ta lë Bobbi Kristinan të vdesë në të njëjtën datë si Whitney

Të afërmit e Bobbi Kristina Brown kanë vendosur që ta heqin atë nga aparatet, të cilët e mbajnë në jetë, ndërsa për ta bërë këtë do të presin deri të mërkurën kur edhe është përvjetori i tretë i vdekjes së nënës së saj, Whitney Houston.

Gjyshja e Kristinas, Cissy Houston, e ka dhënë këtë propozim që në mënyrë simbolike të bashkojnë përgjithmonë shpirtrat e nënës dhe vajzës – njofton New York Post.

21-vjeçarja është fëmija i vetëm i këngëtares legjendare, ndërsa ndodhet në koma të induktuar nga mjekët, pasi më 31 janar u gjet në vaskën e mbushur me ujë në Atlanta pa shenja jete.


Burimet thonë se truri i Kristinas ka vdekur dhe nuk ka shpëtim për të.

Më 11 shkurt të vitit 2012, Whitney Houston u gjet e vdekur në një vaskë të mbushur me ujë në një hotel në Beverly Hills. /Telegrafi/