LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Wenger, babai i dytë

Fabregas: Wenger, babai i dytë

Njeriu më i përfolur muajt e fundit, Cesc Fabregas, ka deklaruar se ai është nga Katalunia dhe është normale që ai të kërkojë kthimin në vendlindje, por ka përmendur rëndësinë që ka në jetën e tij Arsene Wenger, duke thënë se ai përballet me vendimin më të vështirë të jetës së tij, ndërsa nga ana tjetër spekulohet se Sandro Rosell ka udhëtuar në Londër për të biseduar për herë të fundit me Arsenalin për transferimin.

“Unë jam nga Barcelona. Unë jam anëtar i klubit, ashtu si gjyshi im, xhaxhai im dhe kushëriri im. Unë i ndjej ato ngjyra dhe i kam ndjerë që nga rinia. Unë jam katalanas, unë jam nga Arenys (një komunitet i vogël katalanas), kam kaluar nëpër akademinë e Barcelonës… Sidoqoftë, unë jam kapiten i Arsenalit. Unë jam topçi dhe ai është vendi ku jam bërë lojtar dhe jam pjekur si njeri”.

“Arsene Wenger është babai im i dytë, njeriu më i rëndësishëm në jetën time pas babait tim. Ai ka qenë shumë mbështetës dhe më ka trajtuar si djalin e tij. Unë jam pjesë e familjes së tij. Ai nuk dëshiron që unë të largohem. Biseda ime e fundit me të në Londër ishte një nga momentet më të vështira. Unë duhet të jetoj. Unë jam prekur shumë nga ajo bisedë”, ka thënë Fabregas në një intervistë për DIR Emotions. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Ka luajtur vetëm një minutë, ylli i Bayernit i mërzitur pasi Kompany e 'përjashtoi' nga ekipi

Bundesliga
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

Boks
Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

Ndërkombëtare
Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Enzo Maresca bëhet pishman, kthen në ekip lojtarin që fillimisht e kishte përjashtuar

Premier League
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni

Premier League
Kalo në kategori