LAJMI I FUNDIT:

F1, Vettel fiton në Valencia

F1, Vettel fiton në Valencia

Ngasësi i Red Bull, Sebastian Vettel, ka arritur të mposhtë britanikun e McLaren, Lewis Hamilton, për ta fituar dhe Çmimin e Madh të Evropës në Valencia.

Lideri në renditjen e ngasësve, Hamilton, ishte dënuar pasi tejkaloi ‘makinën e sigurisë’, ndërsa këtë e shfrytëzoi më së miri Vettel që u tregua i sigurt deri në fund të garës.

‘Makina e sigurisë’ ishte vënë në veprim pas një aksidenti të tmerrshëm të Mark Webberit që nuk pësoi lëndime.

I treti u rendit Jenson Button, ndërsa i katërti u radhit braziliani Rubens Barichello. Fernando Alonso zuri vetëm pozitën e nëntë. /Telegrafi/