LAJMI I FUNDIT:

Evertoni godet edhe kampionin

Evertoni godet edhe kampionin

Evertoni vazhdon të tregojë lojëra të mira dhe t’ua prishë planet ekipeve lidere të Ligës Premier.

Dhjetë ditë pasi mposhtën Chelsean, djelmoshat e trajnerit David Moyes kanë arritur përmbysin disavantazhin prej 1-0 për të fituar në fund me rezultat 3-1 edhe në ndeshjen përballë Manchester United të zhvilluar në Goodison Park.

Djajtë e Kuq kaluan në epërsi herët në ndeshje kur në minutën e 16-të të ndeshjes pas një asistimi të anësorit Valencia, Dimitar Berbatov shënoi nga afërsia për të çuar në nëntë numrin e golave në Ligën Premier këtë sezon. Por vendasit arritën të barazojnë shpejt, pas vetëm tre minutash, me anë të një goditje të rusit Diniyar Bilyaletdinov.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë për Evertonin, që të dy nga lojtarë zëvendësues, që i dhanë fitoren këtij ekipi. Dan Gosling i dha epërsinë për herë të parë Evertonin duke shënuar nga afërsia 15 minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa Jack Rodwell vulosi fitoren në çastet e fundit të takimit.


Humbja pengoi Manchester United të marrë kreun tabelës dhe i jep shansin Chelseat të forcojë kreun nëse shënon fitore më vonë në udhëtim te Wolves./Telegrafi/