LAJMI I FUNDIT:

Është bërë transplantimi i parë i një kafke të printuar në formatin 3D

Është bërë transplantimi i parë i një kafke të printuar në formatin 3D

Han Han ka bërë histori në sferën medicinale, pasi është personi i parë në botë, që e ka komplet kafkën të konstruktuar përmes formatit 3D.

Vajza trevjeçare që lindur me hydrocephalus – gjendje e rrallë që bën mbledhjen e lëngjeve të trupit në një vend – kishte një kokë, tre herë më të madhe se madhësia normale, transmeton Telegrafi.

Prindërit e vajzës që jeton në Hunan të Kinës, kanë pranuar çdo lloj intervenimi, me të kuptuar se “koka saj është gati të pëlcas në çdo moment”.

Mjekët kanë përdorur një teknikë e cila është në fazat fillestare dhe i kanë transplantuar kafkën e printuar në formatin 3D.


Pas operimit që ka zgjatur 17 orë, Han ka qenë për një kohë pa vetëdije, por tani ka marrë vetën dhe pritet të gëzoi shëndet të plotë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori