LAJMI I FUNDIT:

Është adoleshent, por nuk është rritur më shumë se një fëmijë katërvjeçar

Është adoleshent, por nuk është rritur më shumë se një fëmijë katërvjeçar

Raman Raikvar nuk është më i gjatë se 80 centimetra, por kjo nuk e ka ndaluar atë, të ndjekë ëndrrën e tij.

Djaloshi 15-vjeçar nga Punjabi i Indisë, shumë shpesh e ngatërrojnë me fëmijë, meqë vuan nga një lloj i veçantë si shkurtabiq.

Megjithëse ai nuk është si njeri i zakonshëm, ka vendosur që të tejkalojë problemin e tij, duke i bërë të tjerët të qeshin, me batutat e tij, si komedia i stilit stand-up.

“Dua të jem komediani më i shkurtë që ka jetuar ndonjëherë. Ndjehem mire kur njerëzit qeshin me barsoletat e mia dhe dua të bëj famë në tërë botën” ka thënë Raikvan.


Në vendin ku jeton, ai ka bërë famë të madhe, meqë nuk lë vend apo ngjarje pa shkuar, si dhe shumë shpejtë bëhet pjesë e organizmit.

Tërë këto ai i bën, që shkurtabiqët si ai, të mos ndjehen keq, por “të mburren se janë të veçantë dhe nuk i përkasin turmës”, transmeton Telegrafi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori