LAJMI I FUNDIT:

Eriksen pranë Arsenalit

Eriksen pranë Arsenalit

Arsenali është në krye te garës për të transferuar mesfushorin e talentuar të Ajaxit, Christian Eriksen, pas rekomandimit që ia bëri Denis Bergkamp ish-eprorit të tij, Arsene Wenger.

Sipas News of the World, 18-vjeçari i ka lënë përshtypje Bergkampit, saqë ia ka rekomanduar atë trajnerit Wenger.

Megjithatë, bosi i Ajaxit, Martin Jol, thuhet të mos jetë në disponim për tregti me lojtarët e tij, pasi që ka plane të mëdha për të ardhmen, përkundër interesimit të shtuar të gjigantëve të Ligës Premier. /Telegrafi/