Nga: Sherelle Jacobs / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Herë pas here, një tërmet përshkon historinë duke shkatërruar historitë e thjeshta që na ndihmonin për ta kuptuar botën. Rënia e Bashkimit Sovjetik përmbysi siguritë e vjetra të botës të mbyllur në betejën qytetëruese mes lirisë dhe totalitarizmit – kjo e krijoi narrativën e re rreth triumfit të supozuar të rendit liberal.
Kur terroristët e al-Kaidës përmbysën aeroplanët në Kullat Binjake më 11 shtator [2001] – në kohën e rikthimit të fondamentalizmit fetar – ky mit doli si i rremë. Mes shumë gjërave të tjera, pushtimi rus i Ukrainës – ndonëse katastrofik për Kremlinin – zbuloi naivitetin e pikëpamjes se Evropa është e sigurt nga konflikti dhe se rrezikimi i paqes, së pasluftës së Ftohtë, në mënyrë të sigurt mund të shmanget nga mirëqenia.
A mund të jetë sulmi terrorist i Hamasit, kundër Izraelit, moment po aq transformues – ai që na detyron të lodhim kokën me gjithçka që menduam se dinim, si dhe të përballemi me frikën tonë më të errët? Sulmi i paprecedentë i Hamasit sigurisht që ka shkaktuar plagë të thella psikologjike mbi popullin dhe mbi shtetin izraelit. Por, me kalimin e kohës pasojat gjithashtu mund të çmontojnë – përfundimisht – disa nga supozimet themelore që kanë mbështetur perceptimin e gjerë të Perëndimit për sigurinë, duke paralajmëruar një epokë të re të errët gjeopolitike. Më poshtë janë tri prej këtyre iluzioneve.
Fillimisht është pesha e Perëndimit si prijatare financiare dhe ekonomike, dhe veçanërisht efikasiteti i sanksioneve si mjet për të shmangur konfliktin. Shumë sanksione ishin imponuar me optimizmin ndaj pikëpamjes se atu për Perëndimin janë kufizimet në tregtinë dhe në financat globale. Qëllimisht, asnjëri vend nuk do ta bënte veten më të varfër, u tha, vetëm për ta arritur ndonjë qëllim irracional ekonomik. Sanksionet do t’i bindnin armiqtë tanë që të mos i nisin luftërat ose aktet e tjera armiqësore.
Nuk ia dolën me një gjë të tillë në Rusinë që është trajtuar me ekuivalentin financiar të “tronditjes dhe frikës” dhe që ende refuzon të pendohet për Ukrainën. Me sa duket, vizionet mistike të ringjalljes së një perandorie të humbur janë më të rëndësishme për Kremlinin sesa paratë. Por, aftësia e Iranit për të financuar terrorin dhe për të nxitur ndarje në të gjithë Lindjen e Mesme – pavarësisht se është nën sanksionet amerikane që nga viti 1979 – ka zbuluar gjithashtu pafuqinë e mjetit të tillë.
Është çështje për debat nëse sanksionet rezultuan të dështuara për shkak të kufijve të integruar ose për shkak të mungesës së vendosmërisë perëndimore për zbatimin e tyre. Në rastin e Rusisë, disa kanë argumentuar se jemi shmangur ndaj imponimit të masave vërtet efektive, sepse nuk jemi gati të pranojmë goditjet masive ekonomike.
Dhe, në rastin e Iranit, Shtëpia e Bardhë ka disa pyetje serioze për t’u përgjigjur, nëse Joe Bideni e ka nëpërkëmbur strategjinë e saj. ShBA-ja ka zbutur sanksionet ndaj naftës iraniane, në përpjekjen për ta detyruar Teheranin që të ngadalësojë programin e vet bërthamor dhe për të frenuar milicitë e tij që të veprojnë jashtë vendit. Por, duke pasur parasysh aftësinë e vendit për të vazhduar me tregtinë me shtetet joperëndimore, si Kina dhe Rusia, ndoshta çdo kufizim ekonomik gjithmonë do të jetë i dështuar.
Së dyti, është roli i teknologjisë dhe iluzioni se udhëheqja e Perëndimit me shumë inovacione të fundit, do të ndihmonte për të mbajtur larg kërcënimet e rrezikshme. Në fund të fundit, sulmi i Hamasit tregoi se si një llum prej rrjeti terrorist, që komploton nga prapambetja me internet 2G, mundi të përmbyste njërin prej sistemeve më të avancuara të mbikëqyrjes dhe të mbrojtjes në botë.
Megjithatë, në aspekt më të gjerë, shumë ushtri perëndimore kanë vepruar nën supozimin se burimet mund t’i devijojnë nga fuqia tradicionale njerëzore ushtarake, ndërsa fuqinë e zjarrit nga fushat e tilla si inteligjenca artificiale, kibernetika dhe mbikëqyrja. Ky mendim ashiqare ishte në qendër të Rishikimit të fundit të Integruar të Britanisë, që përdoret për të mbështetur shkurtimet serioze në madhësinë e ushtrisë. Në mënyrë mjaft shqetësuese, ekziston mundësia që përparimi teknologjik të jetë i prirë t’i favorizojë të dobëtit dhe jo të fortët.
Nga njëra anë, hutohemi kur themi se llojet e inovacioneve të reja në mënyrë vendimtare do ta ndryshojnë luftën asimetrike në favor të Perëndimit. Siç po dëshmojnë operacionet e Izraelit në Gazë, ende nuk ekziston – në shkallë industriale – një armë precize që mund të synojë luftëtarët e një zonë urbane me popullsi të dendur, pa shkaktuar dëme të mëdha anësore.
Kështu, kombet perëndimore që janë të detyruara të reagojnë ndaj sulmeve terroriste, pengohen ta bëjnë këtë duke pasur parasysh se viktimat civile dhe fatkeqësitë humanitare kërcënojnë nxitjen e kauzës nihiliste të islamistëve.
Nga ana tjetër, qasja në tregun masiv të teknologjisë rudimentare, që nga mesazhet e koduara dhe mjetet e sigurisë kibernetike e deri te dronët me çmim të ulët, “të pafuqishmëve” ushtarakë po ua lehtësojnë dëmtimin e kundërshtarëve të tyre shumë më të fuqishëm. Kjo mund t’i ketë shërbyer mirë Perëndimit në Ukrainë, ku Kievi ka përdorur dronët për të shkatërruar pajisjet shumë më të shtrenjta ruse. Por, të njëjtat teknologji lehtësisht mund të përdoren kundër ushtrive perëndimore.
Iluzioni i tretë ende nuk është përmbysur, por kur ai të ndodhë do të jetë më seriozi. Për interesa të Uashingtonit, Shtetet e Bashkuara kanë treguar vendosmëri të konsiderueshme në reagimin ndaj sulmeve të Hamasit, duke dërguar një flotë në Mesdhe në mbështetje të Izraelit dhe si paralajmërim për Teheranin. Megjithatë, kjo rrezikon të zgjerohet me shpejtësi.
Alarmi tashmë po shtohet në Evropë për atë nëse dërgesat e armëve të destinuara për Ukrainën, duhet të ridrejtohen te Gaza. Nëse Perëndimi zhytet në zjarrin shumëvjeçar arabo-izraelit, Pekini gjithashtu mund të tundohet të përfitojë nga pushtimi tronditës i Tajvanit. A mendon seriozisht dikush se ShBA-ja do të jetë në gjendje të luftojë në mënyrë efektive në tri luftëra të jashtme, në tri kontinente në të njëjtën kohë, sidomos duke pasur parasysh politikën e saj të përçarë? Amerika nuk mund të jetë më polici i botës.
Ajo që këtë pilulë e bën edhe më të hidhur për t’u gëlltitur, është fakti se situata dukej krejt ndryshe vetëm ca ditë më parë. Në fakt, yjet ishin rreshtuar me botën perëndimore, meqë pas konvergjencës së madhe të interesave strategjike mes armiqve të vdekshëm, mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, dukej se rajoni po joshej drejt epokës së re të artë të stabilitetit dhe tregtisë.
Ose, të paktën kështu dukej. Brenda natës, arroganca u kthye në armiqësi. Dhe, mbetemi duke pyetur veten se si ia dolëm të gënjejmë veten se mund të ishte më ndryshe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer
Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para