LAJMI I FUNDIT:

EL: Fiton Liverpooli, mposhtet Roma

EL: Fiton Liverpooli, mposhtet Roma

Liverpooli ka shënuar fitore prej 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Anfield kundër Unirea Urzicenit, takim ky i vlefshëm për fazën e eliminimit direkt të Europa League.

Heroi i të kuqve në këtë takim ishte David Ngog, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 81-të.

Ndërkohë Roma është mposhtur me rezultat 3-2 si mysafir i Panathinaikosit, ndërsa Atletico Madridi dhe Galatasaray kanë luajtur baras, 1-1, në takimin e zhvilluar në Vicente Calderon. /Telegrafi/