LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët: Kushtetuta lejon shtyrjen e zgjedhjeve (Video)

Ekspertët: Kushtetuta lejon shtyrjen e zgjedhjeve (Video)

Zgjedhjet mund të shtyhen, këtë e lejon edhe Kushtetuta edhe ligjet e vendit, thonë ekspertët e drejtësisë dhe Kushtetutës. Sipas profesoreshës universitare Mirjana Najçevksa, shpërbërja e Kuvendit nuk nënkupton edhe shfuqizimin e deputetëve. Sipas saj, deputetët përfaqësojnë sovranitetin e qytetarëve dhe ky sovranitet nuk mund të merret asnjëherë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shpërbërja e Kuvendit thotë Najçevska, nënkupton vetëm kufizim të detyrave të rregullta të deputetëve, por jo edhe të detyrave të rëndësishme siç janë zgjidhja e situatave të jashtëzakonshme apo sjellja e vendimeve të rëndësishme për vendin. Në këtë grup thotë ajo mund të hyjë edhe shtyerja e zgjedhjeve parlamentare.


“Me shpërbërjen e Kuvendit nuk do të thotë që është mbyllur Kuvendi. Përfaqësuesit në kuvend si përfaqësues të qytetarëve nuk mund ti lënë pa pushtet qytetarët përshkak se nëse ato ndalojnë së kryeri funksionin e tyre kjo do të thotë se u është marrë pushteti qytetarëve. Kuvendi jo vetëm që mundet por edhe patjetër duhet te thirr séance nëse vjen deri te situate në të cilën rrezikohet siguria e shtetit ose nëse vërehet se qeveria e keqpërdor autoritetin, ose qytetarët I porosisin përfaqësuesit e tyre se nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre”, ka deklaruar Mirjana Najçevska. Në nenin 63 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, thuhet se “Mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në rast të luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Mersim Pollozhini, thotë se kriza politike në të cilën ka hyrë Maqedonia dhe rreziku për thellimin e mëtejmë të saj, mund të llogaritet si situatë e jashtëzakonshme me çka u mundëson deputetëve të mblidhen përsëri dhe të ndryshojnë datën e zgjedhjeve.

“Në situatë normale shpërbërja e Kuvendit nuk mund të aktivizohet përsëri. Përjashtim janë disa situate në rast gjendje lufte, gjendje të rënda elementare që këtu nuk I kemi. Megjithatë edhe kjo krizë shumë dimenzionale që I përjeton Maqedonia I ngjan një situate gati gjysëm të jashtë zakonshme. Nëse arrihet një marrëveshje dhe këtë e miraton edhe BE, mundet edhe të bëhet një përjashtim dhe të caktohet një datë tjetër”, ka deklaruar për Tv Shenja, Mersim Polozhani./Telegrafi/