LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane rritet në mënyrë dinamike

Ekonomia gjermane rritet në mënyrë dinamike

Ekonomia gjermane po rritet më shpejt sesa pritej deri tani. Siç bëri të ditur enti federal i statistikave produkti i brendshëm bruto u rrit në tremujorin e parë 2011 me 1.5 për qind në krahasim me tre muajt e mëparshëm.

Kësisoj ekonomia gjermane ka kaluar nivelin para krizës në fillim të vitit 2008 shpjeguan statisticienët në Wiesbaden.

Rritja në fillim të vitit u shty përpara para së gjithash prej ekonomisë së brendshme. Veçanërisht dinamike ishte rritja e investimeve të industrisë dhe degës së ndërtimit, por edhe e konsumit.

Edhe eksportet u rritën më tej. Shefi i të ashtuquajturve ekonomistë të urtë, Wolfgang Franz, konsideron të mundur një rritje prej tre për qind për gjithë vitin 2011. /Telegrafi/