LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia daneze hyn përsëri në recesion

Ekonomia daneze hyn përsëri në recesion

Ekonomia daneze ka hyrë përsëri në recesion me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), gjatë dy tremujorëve të fundit.

Në tremujorin e parë, GDP-ja ra me 0.5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm gjatë të cilit ky tregues ishte tkurur me 0.2 për qind, njoftoi Instituti kombëtar danez i statistikave.

Recesioni përcaktohet nga dy tremujorë radhazi rënie të GDP-së. Kjo rënie e ekonomisë daneze erdhi si pasojë e një pakësimi të konsumit të familjeve dhe një rënie të investimeve, bëri të ditur instituti. /Telegrafi/