Ushtrimet e moderuara shpesh u rekomandohen personave që shërohen nga sulmi në zemër ose ndërhyrja kirurgjike në zemër, por aktivitet intensive trupore po ashtu mund të jenë të sigurta për ta, ka treguar një hulumtim norvegjez.
“Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që rreziku i dështimit të zemrës është i ulët edhe pas ushtrimeve intensive edhe pas ushtrimeve të moderuara”, ka shkruar në revistën Circulation, Oelvind Rognmo, udhëheqësi i hulumtimeve dhe shkencëtar nga Universiteti norvegjez për shkencë dhe teknologji.
Rognmo thotë që ka shumë dëshmi që përpjekjet e forcuara janë të dobishme për të sëmurët e zemrës, transmeton Koha.net. Ekipi i tij ka dashur të vërtetojë nëse ushtrimet intensive u ndihmojnë të sëmurëve nga zemra.
Kanë përcjellë gati pesë mijë të sëmurë të cilët kanë kaluar së bashku rreth 170 mijë orë në ushtrimet aerobe. Më shumë se 129 mijë orë kanë kaluar në ushtrimet e moderuara si ecja, ndërsa pjesa tjetër ka qenë ushtrime intensive si ngasja e biçikletës, vrapimi ose vrapimi me ski. Të gjithë të testuarit kanë marrë pjesë në të dy format e aktivitetit.
Ushtrimet e moderuara kanë përfshirë aktivitetet të cilat kanë shkuar me numrin e rrahjeve të zemrës në rangun prej 60 deri 70 për qind të numrit maksimal të rrahjeve. Ushtrimet intensive kanë nënkuptuar çiklizmin afatshkurtër katërminutësh, vrapimin ose vrapimin me ski i cili ka ngritur numrin e rrahjeve në 85 deri 95 për qind të numrit maksimal të rrahjeve, ndërsa pas kësaj do të pasonte intervali i ushtrimeve të moderuara.
Gjatë ushtrimeve të moderuara një person ka vdekur nga sulmi në zemër, ndërsa gjatë ushtrimeve intensive dy kanë pësuar infarkt në zemër por kanë mbijetuar.
“Kemi vërtetuar që të dy format e aktiviteteve kanë qenë të lidhura me rrezikun e vogël”, ka thënë Rognmo.
Ekspertët megjithatë paralajmërojnë që para se të jepen rekomandime për ushtrime intensive duhet të mblidhen të dhëna tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve