LAJMI I FUNDIT:

Edhe Interi në garë për Fabregas

Edhe Interi në garë për Fabregas

Kampioni i Italisë, Inter, është përfshirë në garë për të fituar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas.

Skuadra më e interesuar për kapitenin e Topçinjve është Barcelona, ndërsa pritet që gjatë afatit kalimtar veror, katalunasit të bëjnë një ofertë zyrtare për ta rikthyer spanjollin në Camp Nou.

Mirëpo, Blaugranët nuk do ta kenë të lehtë transferimin e Fabregas, pasi që shumë skuadra të tjera dëshirojnë shërbimet e tij.

Sipas burimeve të Gazzetta dello Sport, edhe Nerazzurët janë të interesuar për të transferuar Fabregasin, dhe gjithmonë sipas këtyre burimeve, Interi do të ofrojë shifër më të madhe parash për “t’ia rrëmbyer nga duart” Barcës mesfushorin spanjoll. /Telegrafi/