LAJMI I FUNDIT:

E quanin “E shëmtuara Beti”, hakmerret duke bërë modele (Foto)

E quanin “E shëmtuara Beti”, hakmerret duke bërë modele (Foto)

Një vajzë e cila ngacmohej në shkollë dhe quhej “E shëmtuara Beti”, u ka mbyllur gojën të gjithëve duke u shndërruar në një modele të bukur, dhe tashmë pretendente kryesore për të fituar Miss Coventry.

Maria Petro, 21-vjeçe ka vuajtur prej vitesh talljet e shokëve të klasës të cilët e vinin në lojë pasi ajo mësonte shumë dhe nuk merrej me paraqitjen e jashtme.

Maria e cila tani është në universitet dhe studion art fine, ka treguar se fëmijëria e saj nuk ka qënë aspak e lehtë pasi mërzitej për çdo nofkë që i vinin dhe për faktin se nuk kishte shumë miqësi.


“Mërzitesha shumë dhe sharjet e tyre nuk më linin të qetë. Por kur u them miqve të mi tani, nuk e besojnë se kjo më ka ndodhur mua”, tregon ajo.

Bukuroshja rrëfen se me kalimin e kohës e ka fituar vetëbesimin dhe është future në konkursin e bukurisë për t’u treguar të gjithëve se ata e kishin gabim, dhe se çdo njeri është i bukur në mënyrën e tij. /Telegrafi/

bukuroshe 1 bukuroshe 2 bukuroshe 3 bukuroshe 4 bukuroshe 5