LAJMI I FUNDIT:

E kuptoi pas 25 vjetësh se mjeti që po thyente arra ishte një granatë dore! (Foto)

E kuptoi pas 25 vjetësh se mjeti që po thyente arra ishte një granatë dore! (Foto)

Një burrë në Kinë ka arritur të “mashtrojë” vdekjen për 25 vjet, pasi vetëm kohët e fundit e kishte kuptuar se ishte duke përdorur një mjet, i cili në fakt ishte granatë dore.

Fshatari nga Ankang, në provincën Shaanxi të Kinës vetëm u bë i vetëdijshëm për mjetin e rrezikshëm që ai zotëronte, kur atij iu dorëzua një fletëpalosje e sigurisë nga ana e policisë, duke i këshilluar vendasit që të mos prekin mjetet eksplozive.

Ndër sendet e listuara aty ishte edhe një objekt që kishte një ngjashmëri të habitshme me mjetin të cilin ai e kishte përdorur për rreth 25 vite.


Çfarë është më interesante, është fakti se ai këtë mjet e kishte përdorur jo për diçka tjetër, por vetëm për të thyer arra.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ai ka lajmëruar policinë dhe mjeti në fjalë është konfiskuar. /Telegrafi/