Kanceri ka qenë një hije e frikshme gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit. Në shumë vende të botës kanceri po shndërrohet në sëmundjen me ritmet më të larta të vdekshmërisë.
Ndërsa zyrtarët e shëndetit publik u bien kambanave të alarmit për koston njerëzore e financiare në rritje të kësaj sëmundjeje, studiuesit janë optimistë se avancimet shkencore po çojnë gradualisht drejt një kure. Në pjesën e parë të një cikli për studimet mbi kancerin, studiuesit në Universitetin Johns Hopkins flasin për të ardhmen e përpjekjeve për të luftuar dhe kuruar plotësisht kancerin.
Prej shekujsh diagnostikimi me kancer ishte ogur i një vdekjeje të parakohëshme për pacientin. Por prognoza ka ndryshuar. Sot pacientët jetojnë më gjatë se kurrë dhe në shumë raste i kthehen një jete normale, pas shërimi të plotë nga kanceri.
Dr. William Nelson, drejtor i Qendrës Kërkimore për Kancerin pranë Universitetit Johns Hopkins, thotë se kurimi i kancerit nuk është më utopi:
“E ardhmja e trajtimit të kancerit është jashtëzakonisht e shkëlqyer. Mendoj se terapitë që kemi zhvilluar prej mbi 50 vjetësh kanë filluar të japin rezultat dhe shoh mundësi të pafundme në avancimet që mund të arrijmë në të ardhmen”.
Teknologjia moderne ka ofruar një njohje shumë më të thellë të kancerit nga pikëpamja biologjike dhe patologjike. Dr. Elizabeth Platz është epidemiologe në Qendrën Kërkimore mbi kancerin Sidney Kimmel në Universitetin Johns Hopkins. Ajo thotë se studimet gjenetike kanë zbërthyer të fshehtat e sëmundjes dhe kanë hapur pista për parandalimin, kurimin dhe shërimin e kancerit:
“Tani jemi në një etapë të re. E kuptojmë gjenomin shumë më mirë. Vazhdimisht dalin zbulime të reja mbi elementë specifikë në përbërjen gjenetike që lidhen me rrezikun nga kanceri,” thotë Dr. Platz.
Kura kundër kancerit nuk do të jetë një ilaç i vetëm, por një kombinim terapish e praktikash për parandalimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe përfundimisht kurimin e sëmundjes. Një armatë onkologësh, epidemiologësh, imunologësh e specialistësh të fushave të tjera analizojnë patologjinë e llojeve të ndryshme të kancerit, ku fshihen edhe misteret e kurave për të ardhmen:
“Kanceret, siç e kemi ditur prej kohësh, janë defekte që shfaqen në gjenet e pacientit. Gjenet janë elementët përbërës të qelizave dhe të gjithë indeve të trupit; kur gjenet kanë defekte, qelizat kanceroze shtohen; ato përhapen në pjesë të trupit ku nuk duhet të jenë në një masë të tillë që përbën kërcënim për jetën. Megjithëse e dinim këtë fakt prej kohësh, vetëm gjatë 10 vjetëve të fundit kemi arritur të përdorim teknologjinë për të identifikuar të gjitha gjenet defektoze për një kancer të caktuar dhe ta përdorim këtë informacion për të përgatitur një regjim mjekësor për të kuruar atë pacient të caktuar,” thotë Dr. Nelson.
Kjo epokë e re në luftën kundër kancerit është ende larg realitetit për shumë njerëz në botë. Teknologjia diagnostikuese është e kushtueshme dhe shpesh e padisponueshme në shumë vende në zhvillim. Kurat dhe mjekimet janë në shumë raste në fazën eksperimentale dhe do të duhen vite që të futen në zbatim të gjerë. Për momentin kanceri mbetet një sfidë serioze e shëndetit publik, që shkakton mbi 8 milionë vdekje në vit në shkallë globale.
Por studiuesit janë optimistë se njerëzimi do ta fitojë një ditë betejën me kancerin. Nuk është larg dita, thotë doktori, kur mjekësia do të arrijë të kurojë të gjitha llojet e kancerit tek të gjithë pacientët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Ilaçi natyral që kuron dhimbjet e nyjave dhe shpinën, pastron gjakun nga helmet!
Nëse pini birrë nga shishja apo kënaçja, bëni gabim të madh – ja përse gjithmonë dhe duhet patjetër të pini nga gota
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve