LAJMI I FUNDIT:

Dysmenorrhea

Dysmenorrhea

E njohur ndryshe si: krampet (dhimbjet) menstruale, menstruacione të dhimbshme.

Në cikël mujor femëror mund të përfshijë disa ditë me dhimbje e krampe, të njohura ndryshe, si dysmenorrhea. Si mund të qetësoheni nga to? Këshillat e mëposhtme të vetëkujdesit mund t’ju ndihmojnë:


Merrni qetësues mjekësorë. Qetësues të tipit ibuprofen mund të parandalojnë trupin të prodhojë "dhimbjet".
Vlerësoni marrjen e magnezit. Marrja e këtij mikroelementi (minerali) prej 360 mg në ditë ndihmon muskujt e mitrës të relaksohen (qetësohen).
Mos harroni vajin e peshkut. Marrja ditore e tij prej 1.800 mg në ditë ndihmon në parandalimin e simptomave menstruale.
Merrni vitaminën E si mjet parandalues. Për të parandaluar dhimbjet therëse merrni 400­600 UI (unite-njësi) të vitaminës E në ditë për 5 ditë me radhë, duke e filluar këtë marrje 2 ditë përpara menstruacioneve.
Komunikoni me mjekun tuaj. Ndoshta disa preparate mjekësore antiinflamatore e josteroide ose pilula që kontrollojnë lindjen mund të ndihmojnë në qetësimin nga dhimbjet.
Bëni një kontroll të përgjithshëm. Ndoshta dhimbjet tuaja. mund të shkaktohen. nga ndonjë gjendje tjetër mjekësore, e cila duhet të trajtohet.

Këto këshilla e udhëzime nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë rekomandimet e mjekut apo të farmacistit tuaj./Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori