LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohet numri i të prekurve me astma, vetëm për shkak të mungesës së ajrosjes

Dyfishohet numri i të prekurve me astma, vetëm për shkak të mungesës së ajrosjes

Numri i të prekurve me astma, do të dyfishohet deri në vitin 2050, për shkak të mungesës së ajrosjes.

Mungesa e ventilimit në shtëpitë moderne, po bën që ajri i ndotur nga gatimi dhe pastrimi, të mbetet brenda, transmeton Telegrafi.

Ekspertët njoftojnë se mjafton vetëm hapja e dritares, që të pastrohet ajri dhe të shmangen sëmundjet kardiovaskulare, kanceri në mushkëri dhe astma.

Sipas Observer, ata që kalojnë shumë kohë brenda, si nënat e reja apo të vjetrit, do të jenë ata që preken më së shumti.


Hulumtuesit kanë thënë se mungesa e ajrit të pastër, ka një varg efektesh të padëshirueshme, si alergjitë dhe simptomat e astmës, kancer në mushkëri, probleme kronike të sistemit pulmonar, infektim të sistemit respirator dhe sëmundje kardiovaskulare.

Mësohet se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, për 35 vite, numri i të sëmurëve me astma do të dyfishohet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori