LAJMI I FUNDIT:

Duke menduar se po pësonte “alarm të rrejshëm”, lindi e vetmuar në shtëpi

Duke menduar se po pësonte “alarm të rrejshëm”, lindi e vetmuar në shtëpi

Kiva Mia Jackson filloi të ndjente dhimbje të mëdha, por nuk u shqetësua aspak, sepse mendoi se ishin vetëm kontraktime të zakonshme.

Për t’i qetësuar këto dhimbje, nëna e një fëmije, e ka mbushur vaskën me ujë të ngrohtë dhe është futur brenda, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ajo e ka vërejtur se është duke lindur dhe ka provuar të telefonoi ambulancën, mirëpo ishte vonë. Në atë moment, ajo ka vendosur të shtyj dhe të kryej lindjen.


Pasi ka lindur vajza, ajo ka arritur të shkëputë kordën e kërthizës, po vajza nuk ka qarë dhe ka qenë e kaltër për një kohë.

Zonja Jackson, e ka telefonuar më pas ndihmën e shpejtë, që kanë ardhur dhe janë marrë me rastin.

Vajza saj që mbanë emrin Rain Bow, gëzon shëndet të plotë dhe po rritet si duhet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori