LAJMI I FUNDIT:

Drogba: E kam ftuar Lukakun

Drogba: E kam ftuar Lukakun

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka pranuar se e ka sugjeruar të riun e Anderlechtit, Romelu Lukaku, që t’i bashkohet atij te Chelsea.

“Madje unë e kam telefonuar atë. Unë ia kam marrë numrin e telefonit nga Vincent Kompany. Unë i kam thënë: ‘Ti do të transferohesh te Chelsea”, theksoi Drogba.

Lukaku vetëm 17 vjeçar, konsiderohet si një nga sulmuesit më të talentuar sot në Evropë, ndërsa në këtë moshë ai është anëtar i kombëtares A të Belgjikës. /Telegrafi/