Një yll i ri në ngritje është te Kosova, derisa çdo ndeshje që kalon, ai vazhdon të bëhet më i mirë.
Fjala është për Ibrahim Dresevic, futbollistin shqiptar nga Mali i Zi që tani e dy vite po vesh fanellën e Kosovës.
Dresevic është padyshim lojtari më i dashur te Përfaqësuesja e Kosovës, falë ndeshjeve të mira që ka zhvilluar me fanellën e Dardanëve.
Edhe në ndeshjet e muajit shtator, Ibro ishte tjetër nivel, duke komanduar në mesfushë dhe duke qenë njëri nga lojtarët që ka luajtur të tria ndeshjet e plota ndaj Gjeorgjisë (0-1), Greqisë (1-1) dhe Spanjës (0-2).
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Ibro thotë se Kosova ka bërë tri ndeshje të mira në muajin shtator, derisa qëllimi është të vazhdojnë të përmirësohen.
“Ne kemi zhvilluar tri ndeshje shumë të mira dhe me pak fat mund të merrnim më shumë pikë. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi në ndeshjet e radhës”, tha Dresevic fillimisht për Telegrafin.
24-vjeçari është bërë lojtari më i dashur në Kosovë, pasi në çdo postim ku flitet për Përfaqësuesen ai vlerësohet lartë nga tifozët.
Me modesti të madhe, Ibro thotë se detyra e tij është vetëm ta ndihmojë Kosovën.
“Unë gjithmonë jam i gatshëm dhe bëj çmos për ta ndihmuar Kosovën. Qëllimi im është ta ndihmojë ekipin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. I falënderojë të gjithë për përkrahjen e madhe që po ma japin mua dhe gjithë skuadrës”, deklaroi Dresevic për Telegrafin.
Ibro deri më tani ka zhvilluar 12 ndeshje me Kosovën, ku në shtatë nga to ka luajtur si qendërmbrojtës, derisa në pesë të tjera si mesfushor qendror. Për të nuk është problem pozita në fushë, pasi thotë se do të luaj ku t’i kërkohet vetëm e vetëm të bëj më të mirin për ekipin përfaqësues.
“Pozita në mesfushë është pozicion i ri për mua, por siç e thashë edhe më parë, qëllimi im është vetëm ta ndihmojë Kosovën dhe nuk ka shumë rëndësi nëse luaj si mbrojtës apo si mesfushor”, tha Dresevic.
Megjithatë anëtari i skuadrës holandeze Heerenveen thotë se ndihet më mirë në mbrojtje, por nëse luan më shumë ndeshje si mesfushorë është më mirë për të.
“Sigurisht që më mirë ndihem si mbrojtës, por nëse luaj më shumë ndeshje si mesfushor, atëherë mund të mësohem më mirë edhe me këtë pozitë përveç mbrojtjes”, vazhdoi tutje Dresevic.
Krejt në fund reprezentuesi kosovar foli edhe për objektivin e Dardanëve dhe nëse është i mundur vendi i tretë në këtë cikël të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
“Qëllimi ynë është që të arrijmë në krye, çdo ndeshje futemi për fitore dhe do të bëjmë gjithçka që të ngjitemi sa më lartë në grup”, përfundoi Dresevic intervistën e tij me Telegrafin.
Nga 12 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Dresevic të gjitha i ka nisur nga minuta e parë dhe vetëm në ndeshjen ndaj Moldavisë është zëvendësuar pesë minuta para fundit të takimit.
Ibro që është lindur dhe rritur në Suedi, ka luajtur për të gjitha grupmoshat e përfaqësueses skandinave, por në fund pa shumë zhurmë dhe me dëshirën më të madhe pranoi që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Se po kalon formë shumë të mirë, tregon fakti që edhe në Eredivisie këtë edicion ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me skuadrën e tij Heerenveen, derisa kontrata me këtë klub e mbanë të lidhur deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës