Sekretet dhe misteret ende të pazbuluara të universit, apo gjithësisë që ne njohim përherë, kanë nxitur imagjinatën dhe kërshërinë tek shkencëtarët.
Ishte pikërisht dy vjet më parë, kur NASA publikoi disa imazhe të shkrepura nga teleskopi më i avancuar dhe më i fuqishëm në botë, James Webb, që tregonin elemente të universit tonë dhe galaktikave të largëta siç kanë qenë 13 miliardë vjet më parë.
Tash, astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, synon që nëpërmjet këtij teleskopi t’i studiojë asteroidët.
Këtë Hyseni po e bënë duke bashkëpunuar me mentorët e saj të Universitetit të Kalifornisë, me dërgimin e një projektpropozimi për shfrytëzimin e teleskopit “James Webb”.
“Teleskopi Hapësinor James Webb ndodhet në orbitën e Tokës, prandaj vendndodhja dhe aparatura e tij e avancuar e bënë atë kandidatin më të përsosur deri më tani. Ky teleskop jo vetëm ofron vrojtimin në spektrin e përmendur më sipër, por edhe mundëson vrojtimin e trupave të vegjël qiellor, të cilëve është jashtëzakonisht e vështirë të matim spektrin për shkak të magnitudës së ulët”.
Por, cilat janë synimet e mëtejme të Pranverës dhe çfarë do të thotë ky projekt për astronomen nga Kosova, lexoni intervistën e plotë;
Telegrafi: Si po shkon doktorata juaj në SHBA dhe në cilin universitet dhe shtet jeni e angazhuar?
Pranvera Hyseni: Unë quhem Pranvera Hyseni, dhe jam duke i ndjekur studimet e doktoratës në fushën e Astronomisë Planetare në Universitetin e Kalifornisë në Santa Cruz, SHBA. Kërkimet e mia janë të koncentruara kryesisht në studimin e trupave të vegjël qiellor, siç janë: asteroidet, kometat, dhe meteorët. Qëllimi i kërkimeve është të kuptojmë kompozicionin e këtyre trupave qiellor në bazë të analizave spektrale, qoftë nëpërmjet teleskopëve apo pajisjeve tjera laboratorike, në mënyrë që të shpjegojmë sa më qartë proceset që kanë luajtur rol krijimin e mineraleve të ndryshme në sistemin diellor.
Muaj me parë keni dërguar projekt-propozimin për shfrytëzimin e teleskopit më të avancuar në botë (James Webb Telescope) për studimin e asteroideve në rajonin e spektrit të valëve infra të kuqe, çfarë do të thotë kjo dhe çfarë zgjerimi do të japë për juve ky teleskop për studimin e asteroideve?
Pjesë e tezës së doktoratës, është po ashtu ky projekt-propozim, të cilin e kemi përpiluar bashkë me mentorët e mi të Universiteti të Kalifornisë, hulumtuesit e Southwest Research Institute në San Antonio, Texas, si dhe shkencëtarë nga Qendra Kërkuese e NASAs, Ames Research Center në Kaliforni.
Meqenëse, teleskopi Webb është ndër më të avancuarit në botë, atëherë edhe aprovimi i projekt-propozimeve është në një konkurrencë të lartë. Megjithatë, projekti ynë ka për qëllim studimet e asteroideve në një gjatësi-valore në t’cilën është e pamundur të vrojtohet nga ndonjë teleskop tjetër në sipërfaqen e Tokës, meqenëse atmosfera e Tokës e bënë të pamundur vrojtimin në spektrin e valëve infra të kuqe.
Teleskopi Hapësinor James Webb ndodhet në orbitën e Tokës, prandaj vendndodhja dhe aparatura e tij e avancuar e bënë atë kandidatin më të përsosur deri më tani. Ky teleskop jo vetëm ofron vrojtimin në spektrin e përmendur më sipër, por edhe mundëson vrojtimin e trupave të vegjël qiellor, të cilëve është jashtëzakonisht e vështirë të masim spektrin për shkak të magnitudës së ulët. Projekti jonë është dorëzuar zyrtarisht në Tetor 2023, dhe akoma jemi në pritje të një përgjigje nga stafi selektues. Sigurisht, nëse përgjigja do të jetë pozitive, atëherë ky do të jetë projekti hulumtues më i rëndësishëm i karrierës sime deri më tani.
Telegrafi: Sa studiues jeni të përfshirë në këtë projekt?
Pranvera Hyseni: Siç e përmenda më sipër, jemi një grup hulumtuesish që i përkasim institucioneve të ndryshme shkencore, diku rreth tetë autorë.
Telegrafi: Vite më parë keni dërguar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) logon e “Astronomy Outreach of Kosovo”, si arritët ta realizonit këtë? A keni pasur përkrahje nga Kosova, institucionet shtetërore, organizata, miq, etj?
Pranvera Hyseni: Dizajni i simbolit (logos) së organizatës sonë jo-qeveritare, Astronomy Outreach of Kosovo, përmban simbolet dhe ngjyrat e flamurit të Kosovës. Në vitin 2019, simboli jonë është printuar në ambientet e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nga kozmonauti rus, Alexey Ovchinin, të cilin më pas e ka nënshkruar dhe fotografuar 400 km sipër në orbitën e Tokës, duke dërguar urime dhe përshëndetje stafit të organizatës sonë. E tëra kjo ka qenë befasi e planifikuar për stafin tonë nga miku ynë nga Zvicra, Rodrigo Araya, i cili ka kontakte të ngushta me astronaut të ndryshëm nga e mbarë bota. Sigurisht, për neve ky qenë një nga momentet më krenare, sidomos për faktin që një kozmonaut Rus ka mbështetur organizatën tonë, duke pasur parasysh konfliktet politike mes shtetit tonë dhe atij Rus. Pas përfundimit të misionit të kozmonautit Alexey, ai ka sjellur me vete në Tokë logon origjinale të AOK të nënshkruar dhe fotografuar në hapësirë, të cilën më pas i ka dërguar me postë stafit tonë në Kosovë, të cilën me krenarinë më të madhe do ta shpalosim në Qendrën Shkencore të Astronomisë në Shtime, e cila do të hapet në Qershor 2024.
Telegrafi: Sipas jush, sa mendoni që shkenca në Kosovë është e zhvilluar dhe ku çalojmë më së shumti? A ka Kosova kapacitet dhe kuadër për ta çuar përpara evoluimin e shkencës?
Pranvera Hyseni: Zhvillimi i shkencës në Kosovë në përgjithësi ka ngecje, fatkeqësisht. Edhe pse popullata jonë ka individë jashtëzakonisht të talentuar, kushtet ekonomike dhe infrastruktura e bënë të pamundur avancimin e shkencës. Mirëpo, nëse flasim për astronominë në veçanti, atëherë është e vetmja shkencë që pothuajse nuk ka ekzistuar fare në Kosovë deri në dekadën e fundit. Prof. Dr. Rasim Bejtullahu është pothuajse i vetmi profesor në Kosovë që e ka mbajtur këtë shkencë mbi sipërfaqe në shkollat tona nëpërmjet librave të përpiluara me bazë shkencore. Ndërkaq, praktikimi i kësaj fushe ka filluar tek në dekadën e fundit. Me themelimin e klubeve të astronomisë, i është bë e mundur popullatës sonë të njihen nga afër me pajisjet optike si dhe i është ofruar qasje në kryejnë vrojtime të trupave qiellor nga Kosova. Edhe pse deri më tash, nuk mund të them që kjo që kemi praktikuar deri më tani është hapi më i avancuar shkencor, është e rëndësishme të cekim që kjo të paktën e ka ngritur vëmendjen tek institucionet tona dhe qytetarët, posaçërisht tek gjeneratat e reja, që shkenca e Astronomisë ka rëndësi të madhe. Megjithatë, në mënyrë që qytetarët tanë të kenë mundësinë të kontribuojnë direkt në avancimin e kësaj fushe, atëherë organizata jonë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise, si dhe Komunën e Shtimes, do të hap Qendrën e Parë Shkencore në Kosovë “Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës”, e cila do të mundësoj që secili student apo qytetarë që shpreh interesim, të shfrytëzoj pajisjet tona optike, të dhuruara donacion nga kompania Celestron, për të participuar në kampanja dhe vrojtime të ndryshme si në detektimin e asteroideve, supernovave, yjeve variablël.. etj.
Telegrafi: Çfarë do të presim nga observatori dhe planetariumi i parë që po projektohet në Kosovë?
Pranvera Hyseni: Përveç programeve të ndryshme të cilat i përmenda më sipër, ku qytetarët mund të marrin pjesë, kjo qendër shkencore do të luaj rol të rëndësishëm në popullarizimin e shkencës së Astronomisë. Përveç observatorit që do të posedojë një teleskop me aparaturë 14” si dhe Planetariumit në të cilin do të sjellim shfaqje të ndryshme shkencore, qendra jonë do të posedojë gjithashtu një larmi ekspozitash shkencore, të cilat do të jenë të përpiluara në mënyrë konstruktive dhe edukuese për të ju mundësuar secilit individ, pavarësisht moshës, të kuptojë bazat themelore të shkencës së astronomisë, fizikës, kimisë, gjeologjisë, etj.
Telegrafi: Me miqtë e juaj në SHBA po edhe në komunitetin e shkencëtarëve, a diskutohet për Kosovën dhe për sistemin arsimor tek ne? A ju keni treguar për vendlindjen?
Pranvera Hyseni: Kosova dhe astronomia në Kosovë është një temë që shpesh diskutohet mes shkencëtarëve dhe astronomëve në SHBA. Pikë së pari, përgjatë dekadës së fundit, kemi arritur që si organizatë jo-qeveritare të depërtojmë përtej kufijve të vendit tonë, duke përfaqësuar Kosovën në konferenca, universitete, si dhe mbledhi në vende të ndryshme të botës. Gjitha këto përfaqësime ndër vite, i kanë dhënë Kosovës një njohje të veqantë në fushën e shkencës së Astronomisë. Duke ju falënderuar këtyre njohjeve, sot organizata jonë posedon rreth $30,000 vlerë pajisje optike të dhuruara nga shoqata të ndryshe të astronomisë, dhe rreth $50,000 tjera të dhuruara në formë pajisjesh për qendrën e astronomisë. Që nga viti 2020, unë jam zhvendosur në Kaliforni, SHBA, për të ndjekur studimet Master dhe Ph.D, prandaj kjo poashtu më ka mundësuar të krijoj kontakte të reja me shkencëtarë dhe hulumtues, të cilët vazhdimishtt janë duke e mbështetur qendrën e astronomisë, të cilën synojmë të hapim në qershor 2024.
Telegrafi: Sipas përvojës tuaj në SHBA, sa stimulohen nxënësit/studentët të merren me shkencë atje?
Pranvera Hyseni: SHBA-ja është një ndër vendet më t’zhvilluara në aspektin ekonomik dhe shkencorë. Një ndër gjërat që më lenë përshtypje të madhe këtu janë përpjekjet e prindërve, shkollave, dhe institucioneve për të nxitur sa më shumë nxënësit dhe studentët që shprehin interesim në fusha të caktuara, qoftë shkencore ose jo. Në momentin që një fëmij shpreh interesim në një fushë, i ofrohet të gjitha kushtet për të ndjekur projekte dhe trajnime të ndryshme, deri sa të arrinë ekspertizën e duhur.
Telegrafi: A do ta shohim Pranverën në të ardhmen në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor apo në ndonjë udhëtim tjetër hapësinor, cili është synimi jetësor?
Pranvera Hyseni: Jo! Synimet e mia janë të koncentruara në fushën që kam zgjedhur, pra në studimin e origjinës dhe kompozicionit të sistemit diellor, prandaj udhëtimi në hapësirë është fushë në vete, të cilën nuk e kam synim, por nuk dyshoj aspak që dikush nga Kosova do ta arrijë atë hap në të ardhmen.
Telegrafi: Si studiuese e shkencave planetare, sa reale mendoni se janë mundësitë që në dekadat e ardhshme të shkelim për herë të parë në Mars, apo të zbarkojmë në orbitën e Planetit të Kuq?
Pranvera Hyseni: Ne vetëm e kemi shkel një trup tjetër qiellor në vitet e 60’ta, Hënën, dhe po planifikojmë të shkelim prapë gjatë viteve të ardhshme me misionet hapësinore Artemis. Prandaj, nuk dyshoj aspak që hapi i parë në Mars të jetë i mundur. Shpejtësia me të cilën teknologjia po zhvillohet, jam e bindur që hapin e parë në Mars do të shohim jo më larg se gjatë dekadës së ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje