LAJMI I FUNDIT:

DJ Casper ndërron jetë në moshën 58 vjeçare

DJ Casper ndërron jetë në moshën 58 vjeçare

DJ Casper, i cili qëndron prapa hitit “Cha Cha Slide”, ka vdekur në moshën 58 vjeçare.

Kantautori – emri i vërtetë Willie Perry Jr – zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në veshkë dhe mëlçi në vitin 2016.

Të hënën gruaja e Perryt, Kim, konfirmoi vdekjen e tij për ABC7.


Foto: Getty Images

Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.

Perry më parë ndau me fansat se kishte probleme me të ngrënë dhe se po humbte shumë peshë.

Foto: UMG

I ndjeri ishte njohur më shumë për këngën “Cha Cha Slide”, e cila u publikua në vitet e 90-ta dhe asokohe ishte një hit i madh.

Reagimet qenë të menjëhershme nga fansat, publiku dhe nga të gjithë ata që punuan me të.

Foto: YouTube

Casper ka lindur më 31 maj të vitit 1971 në Chicago.

Disa nga albumet e tij ishin: “Let’s Do It, “Mr.C”, “Incidents” dhe “Illusion”. /Telegrafi/