LAJMI I FUNDIT:

Dita kur në Tokë u krijua një çarje prej 300 kilometrash

Dita kur në Tokë u krijua një çarje prej 300 kilometrash

Toka në Turqi dhe veri të Sirisë pësoi çarje dhe u zhvendos në drejtime të ndryshme, pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.8 dhe pasgoditjet që ndodhën më 6 shkurt të këtij viti.

Dy çarje të qarta tani shtrihen për qindra kilometra në vendet ku toka ka lëvizur deri në shtatë metra në drejtime të kundërta, shkruan Reuters në analizën e saj të madhe, transmeton Telegrafi.


Të dhënat e monitorimit sipërfaqësor nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar për Vëzhgimin dhe Modelimin e Tërmeteve, Vullkaneve dhe Tektonikës (COMET), tregojnë se sa shumë ka lëvizur toka.

Çarja shtrihet rreth 300 kilometra deri në bregun e Detit Mesdhe. Edhe në majën jugore të çarjes më të madhe, rreth 150 kilometra nga epiqendra e tërmetit fillestar me magnitudë 7.8, fshati Tepehan në provincën Hatay pësoi çarje të pabesueshme që depërtuan në sipërfaqe.

Pamjet me dron nga 10 shkurti treguan të çarat që ndanë ullishtën në fshatin.

“Rreth orës 4:20 të mëngjesit na zgjoi një zhurmë. Nga paniku fillestar askush nuk e dinte nëse mund të dilnim nga shtëpitë dhe të mbijetonim. Na humbën shpresat”, tha banori Mehmet Temizkan.

“Këto ishin tërmete shumë të mëdha dhe të fuqishme që depërtuan deri në sipërfaqe”, tha Erik Filding, një gjeofizikan në NASA.

“Kjo shkaktoi lëkundje jashtëzakonisht të forta në një zonë shumë të madhe që preku shumë qytete dhe qyteza plot me njerëz. Gjatësia e çarjes dhe magnituda e tërmetit 7.8 ballë ishin të ngjashme me tërmetin e vitit 1906 që shkatërroi San Franciskon”, shtoi Fielding.

Toka ka lëvizur në drejtime të kundërta

Dheu në të dyja anët e çarjes lëvizi në drejtime të kundërta, duke u ndalur në disa vende rreth shtatë metra nga ku filloi, sipas të dhënave të Chris Milliner nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni.

Tërmeti kryesor la një çarje të gjatë me zhvendosje deri në pesë metra. Një çarje më e shkurtër pas tërmetit të mëvonshëm me magnitudë 7.5, që solli lëvizje më të mëdha tokësore deri në shtatë metra në disa vende.

Qytetet më të vogla menjëherë mbi vijën e çarjes pësuan tërmetet më të forta. Çarja kryesore kaloi drejt e më shumë prej këtyre vendbanimeve. Susan Hughes, sizmologe në Shërbimin Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tha se në shumë raste, njerëzit jetojnë pranë zonave të çarave për shkak të burimeve.

“Nëse jetoni në ultësirë, mund të ketë më shumë ujë”, shtoi Hughes.

Imazhet satelitore

Analiza dhe vlerësimi i Reuters tregojnë se vendbanimet e ndërtuara pranë çarjes kishin një popullsi më të madhe më afër të çarës. Megjithatë, shumë nga vdekjet dhe shembjet e ndërtesave ndodhën në qytetet kryesore larg zonës së çarjes, për të cilën ekspertët thanë se lidhej me rrethanat gjeografike.

Margarita Sedge, sizmologe në Institutin Gjeologjik britanik, tha se është më e sigurt të ndërtohet në shkëmbinj malor sesa në tokë të butë në rrafshnaltë, e cila tenton të përforcojë lëvizjen e tokës. Imazhet satelitore treguan qartë zhvendosjen e sipërfaqes.

Çarja me një gjatësi prej 300 kilometrash

Tërmetet hapën dy çarje të mëdha në sipërfaqen e Tokës, më e gjata prej të cilave shtrihet rreth 300 kilometra përmes jugut të Turqisë.

“Një tërmet i kësaj magnitude bën që çarja të thyhet për një kohë mjaft të gjatë”, tha Roger Mason, studiues nderi në Shërbimin Gjeologjik britanik.

Sipas tij, plasaritja mund të krahasohet me gjatësinë e Tajvanit, Koresë së Jugut ose Portugalisë.

“Është e tmerrshme të kesh një çarje kaq të gjatë në një zonë të populluar”, tha profesori Tim Wright, kreu i Qendrës së Mbretërisë së Bashkuar për Vëzhgimin dhe Modelimin e Tërmeteve, Vullkaneve dhe Tektonikës.

Ekspertët thonë se çarjet sipërfaqësore ofrojnë një burim të vlefshëm të dhënash, që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë proceset që çuan në një tërmet kaq shkatërrues – dhe në fund të shpëtojnë jetë.

“Shkencëtarët në mbarë botën po përdorin këto lloj të dhënash për të krijuar “modele burimore” të ngjarjeve”, tha Wright, duke shtuar se modele të tilla mund të parashikojnë sesi strukturat sillen gjatë tërmeteve, dhe se si ato mund të ndikojnë në infrastrukturën kryesore si urat dhe rrugët.

“Kuptimi afatgjatë, forenzik i çdo tërmeti na ndihmon të përgatitemi për ngjarjet e ardhshme në rajone të ndryshme”, shtoi Wright. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori