LAJMI I FUNDIT:

Dita e Unitetit në Ukrainë – valimi i flamujve dhe intonimi i himnit në çdo pjesë të vendit

Dita e Unitetit në Ukrainë – valimi i flamujve dhe intonimi i himnit në çdo pjesë të vendit

Ukrainasit varën flamuj shtetërorë dhe kënduan himnin gjatë ditës së sotme. Ata e bënë këtë për të treguar unitet mes frikës së një pushtimi rus, për të cilin fuqitë perëndimore thanë se mund të ishte i pashmangshëm.

Flamujt e verdhë dhe të kaltër u shfaqën në shkolla, spitale dhe shumë dyqane në Ditën e Unitetit, një festë e re e prezantuar këtë javë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pasi Rusia grumbulloi mbi 130 mijë trupa ushtarake përgjatë kufijve të Ukrainës.

Rusia ka mohuar se do të sulmojë, por ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë “veprime ushtarako-teknike” të pacaktuar nëse kërkesat e saj të sigurisë, përfshirë kufizimet e NATO-s, nuk përmbushen.


Është një ditë e zakonshme për shumë njerëz në rrugën kryesore Khreshchatyk në qendër të Kievit, ku zyrat e qeverisë janë zbukuruar me flamuj.

Këngët patriotike jehojnë nga folësit në zyrën e qeverisjes vendore në kryeqytetin Kiev, dhe fjalimet dhe kujtimet e shtetësisë së Ukrainës transmetohen në kanalet qeveritare në YouTube.

Në një fjalim televiziv, Zelensky tha se ukrainasit janë të bashkuar rreth një dëshire të përbashkët “për të jetuar në paqe, lumturi, në një familje me fëmijë dhe prindër”.

“Askush nuk mund ta dojë shtëpinë tonë si ne. Dhe vetëm ne, së bashku, mund ta mbrojmë shtëpinë tonë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Evropa
Ministri izraelit i Mbrojtjes i kërkon Netanyahut të nënshkruajë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin

Ministri izraelit i Mbrojtjes i kërkon Netanyahut të nënshkruajë marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin

Azia
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Zelensky tregon pasojat e sulmit rus në Kharkiv

Zelensky tregon pasojat e sulmit rus në Kharkiv

Evropa
Klara Sanduloviq ndalet për tri orë në kufirin Serbi-Kroaci, thotë se kjo u bë me urdhër të Shërbimit Sekret serb

Klara Sanduloviq ndalet për tri orë në kufirin Serbi-Kroaci, thotë se kjo u bë me urdhër të Shërbimit Sekret serb

Serbia
Kalo në kategori