Në disa pjesë të botës, viti 2025 tashmë ka arritur dhe disa ende po përmbledhin vitin 2024. Politikanët dërgojnë mesazhe, të famshmit divorcohen dhe Evropa mbetet pa gazin rus, i cili kalon përmes Ukrainës.
Kombi ishullor i Kiribatit ishte i pari që hyri në vitin 2025 dhe më pas Viti i Ri nga lindja filloi të na afrohej.
Pasuan fishekzjarre spektakolare në Zelandën e Re dhe Australi, transmeton Telegrafi.
Në Sidnej janë parë fishekzjarrët më të mëdhenj deri më tani, nga ura, teatri i operës, anijet, ndërtesat përreth. Ajo zgjati edhe 12 minuta.
Udhëheqësit botërorë nuk e humbën mundësinë për të mbajtur fjalimin e fundit në vitin 2024 dhe për të dërguar një mesazh shprese për kombet e tyre.
Për kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe për gjermanët, ky ishte një vit i zymtë dhe nuk ka gjasa që viti i ardhshëm të jetë më i mirë.
“Dëshiroj t’ju kërkoj të shkoni në zgjedhje më 23 shkurt. Nëse shikoni botën, e dini se sa të rëndësishme janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të mos lejojmë të ndahemi. Le ta bëjmë vitin 2025 një vit të mbarë, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë në veten tonë”, tha Scholz.
We are a country that stands together. Also when times are tough, as we know they are. Many are wondering where we go from here. My answer: With mutual respect, trust, interest and engagement, we can make 2025 a good year. #Newyearsaddress pic.twitter.com/pybHh2PAaU
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) December 31, 2024
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron tha se vendimi i tij për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare Franceze “sjell më shumë destabilitet në Kuvend sesa zgjidhje për francezët”.
Në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi ata që kanë luftuar për pavarësinë e vendit dhe shprehu optimizëm për vitin 2025.
“Ukraina qëndron fort në këmbë, nuk e ul kokën, shikon përpara dhe beson në të ardhmen dhe fitoren e saj,” tha ai në një adresim për vendin. “Ju falënderoj për vitin 2024. Populli ynë që përballon të gjitha vështirësitë me dinjitet, njerëzit për të cilët të qenit qytetar i Ukrainës është një burim krenarie”, shtoi lideri ukrainas.
Evropa hyn në Vitin e Ri pa gazin rus që kalon përmes Ukrainës. Kontrata pesëvjeçare me Gazprom ka skaduar. Do të jetë një goditje e rëndë kryesisht për Moldavinë, por edhe për Sllovakinë.
Hungaria do të vazhdojë të marrë gazin rus përmes Turqisë. Ukraina do të humbasë 800 milionë në vit nga tarifat që merrte më parë, ndërsa Gazprom do të humbasë rreth pesë miliardë dollarë.
Disa, nga ana tjetër, do të ndjejnë lehtësim për arsye krejtësisht të ndryshme. Pas tetë vitesh, sot kanë përfunduar procedurat e shkurorëzimit të Angelina Joliet dhe Brad Pittit. Shkurorëzimi i furishëm i është dhënë fund, por detajet e marrëveshjes nuk dihen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t’i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit