LAJMI I FUNDIT:

Disponimi ndikon në marrjen e vendimeve morale

Disponimi ndikon në marrjen e vendimeve morale

Hulumtimi interesant gjerman ka treguar që disponimi ka ndikim të madh në moralitetin e vendimeve që i marrim.

Disponimi është përgjegjës për shumë veprime tona, por hulumtimi i ri ka treguar që ndikon edhe në moral, sado që tingëllon çuditshëm.

Të anketuarit është dashur të përgjigjen në pyetjen hipotetike nëse do ta shtynin njeriun e rëndë para karrocës së shpejtë e cila shkon në drejtim të pesë njerëzve për t’i shpëtuar ata, por ai do të vdiste.

Në eksperiment është përdorur muzika, e cila të anketuarit do t’i çonte në një disponim të caktuar me qëllimin që të shihej nëse disponimi ka ndikim në moralin e vendimit.


Grupit të parë ia kanë lëshuar “Muzikën e vogël të natës” të Moxartit, ndërsa të anketuarit gjatë dëgjimit është dashur të shkruajnë disa kujtime të tyre pozitive.

Përgjigjet kryesisht kanë qenë që do të vrisnin një për të shpëtuar pesë, por shkencëtarët kanë vërtetuar që në përgjigje ka pasur ndikim disponimi.

Grupi tjetër ka dëgjuar Adagio për tela të Samuel Barber, dhe janë regjistruar kujtime negative, ndërsa në përgjigje ka qenë vështirë të ndikohet, si edhe në grupin e tretë që ka dëgjuar “Pocket Calculator” të Kraftwerk dhe janë regjistruar ndjenja neutrale.

Në fund të fundit është dëshmuar që disponimi është kyç tek marrja e vendimeve morale dhe prandaj rekomandohet që të kemi kujdes në momentet e tilla dhe t’i jepni vetes kohë për marrje racionale të vendimeve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori