LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet për planin zhvillimor të arsimit, Nagavci prezanton qëllimet strategjike

Diskutohet për planin zhvillimor të arsimit, Nagavci prezanton qëllimet strategjike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me kryeminstrin Albin Kurti, zëvëndëskryeministrat, Bislimi, Gërvalla e Rexhepi, ministra, zëvendësministra dhe përfaqësues tjerë qeveritarë diskutuan për planin zhvillimor të arsimit, shkencës dhe inovacionit në vitet e ardhshme.

Nagavci përmes një shënimi në Facebook, ka shkruar se arsimi është mundësi dhe burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.


Ajo ka thënë se vizioni për arsimin është që Kosova të bëhet shoqëri konkurrente e dijes, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët për t’i kontribuar zhvillimit socio-ekonomik.

Derisa misioni sipas saj është zhvillimi i arsimit, shkencës dhe inovacionit duke u bazuar në cilësi, qasje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie.

Nagavci ka paraqitur disa nga objektivat që i kanë vënë vetës nëpërmjet planit zhvillimor të arsimit.

Qëllimet strategjike:

Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe i digjitalizuar;

Harmonizim i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;

Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;

Arsim i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare;

Përmirësim i mjedisit për kërkime dhe inovacion.

Rezultatet që synohen të arrihen gjatë vitit 2023sipas Nagavcit:

Miratojmë politikat kyçe që çojnë përpara qëllimet tona strategjike:

Finalizojmë plotësim-ndryshimin e 4 ligjeve:

Ligji për kërkime Shkencore dhe Inovacion,

Ligji për inspektoratin e Arsimit,

Ligji për maturën shtetërore dhe

Ligji për profesionet e rregulluara;

Kompletojmë dhe përmirësojmë legjislacionin sekondar;

Gjithëpërfshirja:

Edukimi në fëmijërinë e hershme: përmirësimi i infrastrukturës fizike: ndërtimi i çerdheve, adaptimi i hapësirave ekzistuese, Finalizimi i kurrikulës së re për EFH;

Kualifikimi dhe punësimi i 300 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Sinteza Vokale dhe Rishikimi i Teksteve Shkollore;

Digjitalizimi:

Përmirësojmë infrastrukturën digjitale në imstitucionet edukativo arsimore

Punësojmë 30 koordinatorë për Teknologji dhe Digjitalizim në shkolla.

Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës:

Finalizojmë Kornizën Kurrikulare për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe kurrikulat që do të ofrohen përmes arsimit dual;

Rrisim numrin e profileve të ofruara në arsimin dual;

Themelojmë 11 qendrave të karrierës në nivel të shkollave profesionale

Kualifikojmë këshilltarët e karrierës.

Menaxhimi efektiv i sistemit të arsimit:

Përmirësojmë infrastrukturën ligjore

Rrisim resurset dhe efikasitetin e Inspektoratit të arsimit ;

Miratojmë UA për sistemin e menaxhimit në nivel të shkollave dhe të qeverisjes së tyre;

Arsimi i lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtare:

Funksionalizojmë infrastrukturën për antiplagjiaturë;

Lansojmë Sistemin Informativ të Kosovës për Kërkime Shkencore (KRIS)

Finalizojmë infrastrukturën ligjore dhe zhvillimin e metodologjisë për financimin në bazë të performancës të IAL;

Përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion:

Miratojmë Programin Kombëtar të Shkencës;

Rruga e hartës për përfshirje në European Innovation Scoreboard.

“Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës”, ka shkruar tutje e para e arsimit.

“Jam e bindur se do të përballemi me sukses me sfidat e do të realizojmë rezultatet e synuara, sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë”, ka vijuar tutje Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori