LAJMI I FUNDIT:

Disa vende po shkojnë në drejtim të gabuar me COVID-19, thotë OBSH

Disa vende po shkojnë në drejtim të gabuar me COVID-19, thotë OBSH

Pandemia e coronavirusit do të “bëhet keq e më keq” nëse qeveritë dështojnë të ndërmarrin veprime më vendimtare, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Madje, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, drejtori i Përgjithshëm i kësaj organizate, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “shumë vende [ishin] në drejtim të gabuar”.


Dhe si pasojë, rastet po rriten atje ku masat e provuara nuk ishin miratuar ose ndjekur, shtoi ai.

Në këtë drejtim BBC vë në pah faktin se Amerika është epiqendra aktuale e pandemisë.

Po sipas BBC, SHBA ka parë një rritje të rasteve mes tensioneve midis ekspertëve të shëndetit dhe presidentit Donald Trump.

SHBA, është vendi më i prekur më së shumti, ka mbi 3.3 milionë raste të konfirmuara dhe më shumë se 135,000 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Çfarë ka thënë OBSH?

Në një konferencë në Gjenevë të hënën, Dr Tedros tha se “mesazhet e përziera nga udhëheqësit” po minonin besimin e publikut në përpjekjet për të sjellë nën kontroll pandeminë.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe njerëzve nuk e pasqyrojnë këtë”, tha ai.

Dr Tedros tha se masa të tilla si distanca sociale, larja e duarve dhe vendosja e maskave në situata të përshtatshme duhen marrë seriozisht, duke paralajmëruar se nuk do të ketë “kthim në normalen e vjetër për të ardhmen e parashikueshme”.

“Nëse masat bazë nuk ndiqen, ka vetëm një mënyrë që do të ndjekë kjo pandemi”, tha Dr Tedros, duke shtuar: “Do të bëhet më keq, më keq dhe më keq”.

Ku janë pikat e nxehta në botë me COVID-19?

Dr Mike Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së, tha se lehtësimi i disa masave të bllokimit në Amerikë dhe hapja e disa zonave kishte çuar në “transmetim intensiv”.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Amerika Latine ka konfirmuar më shumë se 145,000 vdekje të lidhura me coronavirusin, megjithëse numri besohet se është më i lartë për shkak të testimeve të pamjaftueshme.

Gjysma e vdekjeve ishin në Brazil, ku presidenti Jair Bolsonaro ka kundërshtuar masa të rrepta për të frenuar përhapjen e virusit.

E dr Ryan tha se mbyllja e rajoneve të mëdha do të kishte pasoja të mëdha ekonomike, por se bllokimet lokale në vende të veçanta mund të jenë të nevojshme për të lehtësuar përhapjen e virusit.

Ai u bëri thirrje qeverive të zbatojnë strategji të qarta dhe “të forta”, duke shtuar: “Qytetarët duhet të kuptojnë, dhe duhet të jetë e lehtë për ta t’i zbatojnë”.

Po në lidhje me një vaksinë, apo imunitet?

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus”, tha Dr Ryan, duke paralajmëruar se pritjet se virusi mund të zhdukej, ose se një vaksinë efektive mund të ishte e gatshme, brenda muajsh ishin “joreale”.

Ai tha se ende nuk dihej nëse rikuperimi nga coronavirusi do të çonte në imunitet, apo, nëse do të ndodhte, sa do të zgjasë ky imunitet.

Një studim i veçantë i lëshuar të hënën nga shkencëtarët në King’s College London sugjeroi që imuniteti ndaj virusit mund të jetë jetëshkurtër.

Shkencëtarët në kolegj studiuan 96 njerëz për të kuptuar se si trupi lufton natyrshëm nga virusi duke bërë antitrupa, dhe sa zgjasin këto në javë dhe muaj pas shërimit.

Megjithatë, ndërsa pothuajse të gjithë ata që morën pjesë kishin antitrupa që mund të neutralizonin dhe ndalonin coronavirusin, nivelet filluan të veniten gjatë tre muajve të studimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori