LAJMI I FUNDIT:

Disa punëtorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit janë prekur me COVID-19

Disa punëtorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit janë prekur me COVID-19

Pavarësisht masave të ndërmarra dhe kujdesit të shtuar, tetë punëtorë të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa 30 të tjerë gjenden në vetizolim.

Sipas ZKA-së, të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, përcjell Telegrafi.


“Të gjitha ekipet e auditimit që për shkak të natyrës së punës audituese kanë qenë të detyruara të kryejnë edhe punë në terren, në vazhdimësi janë monitoruar për gjendjen shëndetësore dhe kanë raportuar në baza ditore kontaktet e mundshme me raste të testuar pozitiv me COVID-19. Përkundër që i kemi dhënë përparësi ruajtjes së shëndetit të stafit është arritur që të përfundohen dhe publikohen në uebfaqe më shumë se 60 raporte të auditimit dhe jemi në fazën finale të përfundimit të raporteve tjera të parapara me planin vjetor të punës”, thuhet në njoftim.

ZKA thotë se janë marrë me kohë të gjitha masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe Manualit për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19. /Telegrafi/