LAJMI I FUNDIT:

Disa këshilla për bark të rrafshët

Disa këshilla për bark të rrafshët

Nëse nuk jeni të kënaqur me belin tuaj dhe e dëshironi një bark të rrafshët, këshillat që ju sjellim do të jenë të dobishme.

Reduktoni konsumin e kripës
Konsumi i tepruar i kripës çon në fryrje, prandaj duhet t’i përmbaheni sasisë së rekomanduar prej maksimum 1.5 mg kripë në ditë. Shmangni ushqimet e gatshme, sepse ato përmbajnë shumë kripë.

Konsumoni më shumë fibra
Konsumimi i një kombinimi të fibrave të tretshme dhe të patretshme është një mënyrë efikase për të qëndruar në formë të mirë dhe për ta shmangur kapsllëkun. Me fibra janë të pasura portokalli, kërpudhat, mjedrat, brokoli dhe lakra.

Hani ushqime të pasura me kalium
Natriumi është i njohur për ruajtjen e ujit në trup, ndërsa kaliumi e stimulon largimin e ujit të tepërt. Me kalium janë të pasura bananet dhe patatet. Me konsumimin e këtij ushqimi dhe me ushtrime do ta keni një bark të rrafshët.


Pini ujë të mjaftueshëm
Pirja e ujit të mjaftueshëm i ndihmon fibrave ta bëjnë punën e tyre dhe ta parandalojnë kapsllëkun. Nëse nuk pini ujë të mjaftueshëm, do t’i çrregulloni nivelet e natriumit dhe kaliumit.

Shmangni ushqimet e "rënda"
Është e rëndësishme që t’i shmangni ushqimet të cilat treten vështirë. Këto janë kryesisht ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme. Gjellët e thjeshta dhe perimet e ziera janë ideale për shërim të organizmit.

Mos konsumoni ëmbëltues artificialë
Ëmbëltuesit artificialë gjenden në ujë me shije të ndryshme, produktet ushqimore, ushqimin pa sheqer dhe karbohidrate, por duhet pasur parasysh se ato nuk treten plotësisht. Bakteret në zorrë i fermentojnë ato, duke shkaktuar gazra dhe fryrje. Në mesin e përbërësve të produkteve kërkoni dhe shmangni sorbitolin, manitolin, ksilitolin dhe lactitolin.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori