LAJMI I FUNDIT:

Dikur ishte anoreksik, tani merr pjesë në gara për ngrënie të shpejtë

Dikur ishte anoreksik, tani merr pjesë në gara për ngrënie të shpejtë

Studenti 22-vjeçar, i cili ka pasur probleme të mëdha me ngrënien, tash është kampion për ngrënie të shpejtë.

Erik Lamkin nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e ka ndryshuar jetën në një ekstrem tjetër.

Kur ishte 18-vjeçar, ai peshonte 50 kilogram, dhe ushqehej me vetëm 800 kalori në ditë, transmeton Telegrafi.


Kurse tani, ai peshon afro 80 kilogram, teksa konsumon nga pesëmijë kalori në ditë.

Për të mos pasur çrregullime fizike, ai shkon edhe nga nëntë orë në javë, për të bërë ushtrime fizike.

Djaloshi i cili është ndihmuar nga një qendër rehabilitimi, tash po merr pjesë në konkurse të ndryshme, ku njerëzit garojnë se cili hanë më shpejtë.

Përpos kësaj, Lamkin është duke shkruar historinë e tij dhe problemet me anoreksinë, në përpjekje t’i ndihmoj të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori