LAJMI I FUNDIT:

Deschamps mohon Liverpoolin

Deschamps mohon Liverpoolin

Pas spekulimeve se Didier Deschamps mund të jetë pasardhësi i Rafa Benitezit në Anfield, ka dalë në skenë vetë trajneri francez duke thënë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Marseille.

“Unë jam i lumtur te Marsielle. Unë nuk jam këtu vetëm për një vit. Një trajner duhet të qëndrojë te një skuadër për shumë vite dhe kjo është dëshira ime”, theksoi Deschamps.

L’Equpie kishte shkruar se drejtori ekzekutiv i Liverpoolit, Christian Purslow, kishte kontaktuar Marseillen për të pyetur nëse do t’i lejohej atij ta takonte Deschamps, një kërkesë që u refuzua nga Jean-Claude Dassier, zyrtar i Marseilles.

“Ai më pyeti nëse do ta lejoja ta takonte Didier Deschampsin dhe Jean-Pierre Bernes (agjentin e Deschamps). Unë iu përgjigja se nuk do të lejoj zhvillimin e kurrfarë takimi. Unë gjithashtu i thashë se nuk kemi ndërmend ta lëmë trajnerin të largohet në asnjë mënyrë”, ka thënë Dassier. /Telegrafi/