LAJMI I FUNDIT:

Derbi për kreun në Superligën e Maqedonisë, Shkupi pret Shkëndijën në Çair

Derbi për kreun në Superligën e Maqedonisë, Shkupi pret Shkëndijën në Çair

Superliga e Maqedonisë së Veriut do të jetë më e nxehtë se kurrë në tre xhirot e mbetura deri në mbyllje të sezonit.

Këtë fundjavë në program është xhiroja e 31-të, ku ndeshjet e së njejtës do të luhen të gjitha të shtunën.

Në qendër të vëmendjes do të jetë derbi ndërmjet dy ekipeve shqiptare dhe pretendente për titullin e kampionit, me Shkupin që në Çair do të pret Shkëndijën e Tetovës.


Të dyja ekipet kanë pikë të barabarta dhe fitorja është me vlerë të madhe si për Shkupin ashtu edhe për Shkëndijën.

Përveç spektaklit në fushë , spektakël dhe atmosferë të zjartë pritet të ketë edhe në tribunat e stadiumit të Çairit.

“Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, duke marrë parasysh se në duelin e fundit nuk e morëm atë që edhe kërkuam.  Por sido që të jetë ne jemi të përgatitur maksimalisht dhe ndaj Shkëndijës shpresojmë në rezultat pozitiv. E kemi parasysh se kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit dhe gjithçka varet nga ne. Shpresoj që me ndihmën e “Shvercerave” dhe të gjithë tifozëve që do të jenë të shtunën, ndeshjen kundër Shkëndijës ta fitojmë dhe tre pikët të mbesin në Çair”, ka thënë Artan Iljazi nga FC Shkupi.

Ndërkohë nga tabori i tetovarëve ka folur Enur Totre, i cili ka thënë se triumfi dramatik ndaj Brerës nuk do të ketë vlerë nëse nuk fitojnë ndaj Shkupit.

“Mënyra si fituam AP Brerën duam apo s’duam sjell një eufori në skuadër. Realisht nesër na pret ndeshje më e rëndësishme dhe fitorja ndaj Brerës nuk do ketë vlerë të njejtë nëse nuk fitojmë Shkupin. Prandaj jemi të vendosur nesër të japim maksimumin dhe jemi përgatitur për të vazhduar rrugën për ku jemi nisur”, u shpreh Totre.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të zhvillohet në Strugë, me kampionët në fuqi që do të takohen me Gostivarin.

Struganët në mesjavë bënë ndryshime në bankinë, ku pas dy humbjeve radhazi në kampionat ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin Shpëtim Duro dhe në vend të tij emëruan Meriton Gegën të udhëheq skuadrën deri në fund të sezonit.

Pikërisht kjo ndeshje ndaj Gostivarit, do të jetë e para e Strugës nën drejtimin e Gegës, por që nuk ka drejtë gabimi, pasi struganët janë me pikë të barabarta me Shkëndijën e Strugën dhe janë në garë për titullin e kampionit.

Skuadra tjetër shqiptare, Voska Sport në këtë xhiro do të takohet me Sileksin e Kratovës.

Në tri ndeshjet tjera të kësaj xhiroje që janë në program ditën e shtunë janë edhe Brera – Bregallnica, Vardari – Makedonija GjP dhe Rabotniçki – Tikveshi.

Të gjitha sfidat e kësaj xhiroje janë programuar të luhen nga ora 17:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori