LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Krasniqi nga LDK: Asociacioni nuk duhet të jetë kusht për dialogun

Deputetja Krasniqi nga LDK: Asociacioni nuk duhet të jetë kusht për dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet Qeverinë e Kosovës në raport me qëndrimin refuzues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në partinë opozitare thonë se Asociacioni nuk duhet të jetë kusht për dialogun.

Sipas tyre, dialogu me Serbinë duhet të ndodh vetëm për arritjen e njohjes reciproke dhe zgjidhjen e fatit të të pagjeturve si pikë kryesore nga ana e Kosovës. Për dialogun, kërkojnë transparencë.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së dhe deputetja Rrezarta Krasniqi thotë për KosovaPress se kryeministri Albin Kurti e ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe nuk duhet të pranojë asnjë vendim jashtë tij.


“Nuk duhet të jetë kusht Asociacioni (për dialog). Ne si parti e kemi qëndrimin sa i përket Asociacionit dhe kryeministri tashmë e ka verdiktin nga Gjykata Kushtetuese. Gjithçka çka është kundër kushtetutës nuk duhet të pranohet. Pres që dialogu të ndodh vetëm me njohje reciproke dhe të jetë nga ana e Kosovës si pikë kryesore fati i të pagjeturve”, thotë Krasniqi.

Megjithatë, ajo kritikon ekzekutivin për mungesën e transparencës në raport me dialogun me Serbinë.

“Është kjo qeveri dhe po të njëjtit njerëz që qeveritë më herët i kanë kritikuar gjithmonë për mostransparencë, ndërsa tash sa i përket dialogut nuk kemi pasur transparencë”, shton deputetja opozitare.

Krasniqi, e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, i sugjeron kryeministrit Kurti të jetë më i matur në raport me deklaratat për Bashkimin Evropian, pasi sipas saj përplasja e fundit me kryediplomatin evropian, Josep Borell nuk i bënë nder vendit.

“Ajo përplasje nuk ka qenë e duhur, duhet të jemi sa më të matur kur kemi të bëjmë me përfaqësues të institucioneve të BE-së. Ajo përplasje diplomatike nuk i bënë nder vendit tonë”, përfundon ajo. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori