LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PD-së kritikon Ramën: I trego familjes Jashari që Kosova është tokë e askujt

Deputeti i PD-së kritikon Ramën: I trego familjes Jashari që Kosova është tokë e askujt

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Tomor Alizoti ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me Kosovën.

Në fjalën e tij në Kuvend, Alizoti i ka kujtuar Ramës familjen Jashari e cila ka dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës.

“Kryeministër, shko tregoi familjes Jashari që Kosova është tokë e askujt, që vdiqën për ketë tokë, shko thuaji Arbenitës vajzës së policit të vrarë që pret të martohet e të bëjë familje pa babin e saje thuaji asaj që Kosova është tokë e askujt!”, tha me tone të lartë Alizoti.


Debate të forta për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë, opozita kundër deklaratës së Ramës, kërkohet reagim me rezolutë të përbashkët
Lexo po ashtu Debate të forta për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë, opozita kundër deklaratës së Ramës, kërkohet reagim me rezolutë të përbashkët

“A e dini që Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit. Ju popull i dashur i Kosovës që keni qenë zemra e popullit shqiptar, fatkeqësisht sot kur flitet për fatin tuaj deputeti shqiptar s’është këtu sepse po drekon diku jashtë Kuvendit të Shqipërisë”, tha deputeti demokrat.

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"
Lexo po ashtu Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Me tensione dhe debate me tone të forta është shoqëruar seanca e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku folësit kanë devijuar nga rendi i ditës dhe janë përqendruar në tensionet në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori