LAJMI I FUNDIT:

Dënohet Massimo Moratti

Dënohet Massimo Moratti

Massimo Moratti dhe Enrico Preziosi janë dënuar për parregullsitë në transferimin e Diego Militos dhe Thiago Mottas te Interi, njoftoi FIGC (federata italiane) nëpërmjet faqes zyrtare.

Komisioni Italian Disiplinor ka bërë publik vendimin të premten ndërsa që të dy presidentët do të dënohen për një numër transferesh të parregullta që kanë kryer mes vete.

Moratti është i suspenduar nga aktivitetet e tij për tri muaj, ndërsa do të paguajë edhe 45 mijë euro tjera. Preziosi, i cili u suspendua më herët, do të paguajë 90 mijë euro dhe është i suspenduar edhe për gjashtë muaj të tjera. Është thënë se këto masa të marra nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) janë të lehta, pasi u përfol për një heqje pikësh për të dy skuadrat.

Zyrtarë tjerë të klubeve mund të vazhdojnë angazhimet e tyre në tregun e transferimeve, pasi presidentët janë të ndaluar ta bëjnë këtë derisa t’u mbarojë dënimi, kështu që merkatot e të dy skuadrave nuk do të jenë të prekura nga këto dënime. /Telegrafi/