Të tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e Nisma, janë të vendosur që me çdo formë të kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Por, siç duket, as ky qëllim i tyre i përbashkët nuk është i mjaftueshëm për bashkimin tyre.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha sot se ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të takohet me liderët e bllokut opozitar, AAK e Nisma, por një gjë e tillë është pamundësuar për shkak se liderët, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, nuk kanë pasur vullnet politik.
E në anën tjetër, kreu i AAK-së tha po sot se as nuk do t’i bashkohen Vetëvendosjes e as nuk i bëjnë thirrje që t’u bashkohen atyre.
Në një konferencë të mbajtur për media sot, Ymeri tha se përpjekjet e tij nuk kanë munguar që nga momenti kur ka filluar të ridiskutohet çështja e demarkacionit.
Sipas tij, kundërshtimi i përbashkët i opozitës do të ishte më i fuqishëm dhe do të rezultonte më i efektshëm, ndërsa tha se çfarëdo heqje dorë nga kundërshtimi aktiv i kësaj marrëveshje do të nënkuptonte pranim të saj.
“Unë prej se ka filluar të ridiskutohet kjo çështje e demarkacionit, muajve të fundit, kam bërë disa tentimet dhe i kam thirr disa herë në telefon, edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, për të organizuar takime të përbashkëta dhe për të vazhduar kundërshtimin tonë karshi këtyre dy çështjeve, për të cilat ishim të bashkuara gjatë vjeshtës së vitit të kaluar dhe fillim të këtij viti. Fatkeqësisht nuk kanë ndodhë takime, pasi nuk kam parë vullnet politik nga ana e tyre. Pra ne jemi jashtëzakonisht të interesuar që bashkë t’i kundërshtojmë këto, pasi mendojmë që kundërshtimi ynë parimor që ka zgjatë për një kohë të gjatë, përmbi 7 muaj ka sjellë efekte pozitive në Republikën e Kosovës dhe çfarëdo heqje dorë nga kundërshtimi i këtyre marrëveshjeve, por edhe nga kundërshtimi aktiv i këtyre marrëveshjeve, do të nënkuptonte pranim të marrëveshjeve”, tha Ymeri.
Por, qëndrim të kundërt ka lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thotë se ndonëse kanë qëndrime të njëjta sa i përket Demarkacionit dhe Asociacionit, nuk do t’i bashkohen Vetëvendosjes.
“Jemi me qëndrime që janë nacionale. Bashkësia e komunave serbe është gabim. E ka gjet Gjykata Kushtetuese që është gabim. E ndajmë këtë mendim me Lëvizjes Vetëvendosje me opozitën, me plot tjerë. Po ashtu, versionin e tashëm të demarkacionit e kanë gjet gabim ekspertët më të njohur, më të thirrurit, më të zotët e Kosovës, e ndajnë po këtë mendim. Nuk i bashkohemi Vetëvendosjes, nuk e ftojmë Vetëvendosjen të na bashkohet neve, por mbesim në kundërshtim të temave”, tha Haradinaj.
Përderisa, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka bërë të ditur se do të përdorin protesta dhe metoda të tjera për kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin, një gjë të tillë nuk e ka specifikuar lideri i AAK-së.
Në anën tjetër, deputetët e Vetëvendosjes u janë rikthyer formave të vjetra të kundërshtimeve.
Deputeti i kësaj partie, Driton Çaushi, dje ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, për të kundërshtuar procedimin e Demarkacionit në Kuvend. Të njëjtën gjë, e ka bërë sot shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, i cili ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën pritej të vendosej për datën e seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të dalë në votim kjo marrëveshje. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë