LAJMI I FUNDIT:

Del Nido: Pres ofertë nga Milani, për Fabianon

Del Nido: Pres ofertë nga Milani, për Fabianon

Sevilla i ka bërë thirrje Milanit të bëjë ofertë për sulmuesin e saj Luis Fabiano, nëse dëshiron ta transferojë atë.

Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, konfirmoi se klubi dëshiron t’ia zgjasë kontratën sulmuesit brazilian, por ka pranuar se nëse Milani bën një ofertë të mirë, atëherë ai është i gatshëm ta shesë atë.

“Nëse Milani e dëshiron Luis Fabianon, duhet të bëj ofertë duke e ditur se ai ka edhe një vit në kontratën e tij. Nuk e di nëse ne mund t’ia garantojmë atë që ai do, por ne po punojmë në atë drejtim”, theksoi Del Nido.

Milani thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me agjentin e Fabianos, por se a do të realizohet transferimi, vështirë të thuhet, nëse bazohemi në merkaton e Milanit, që është e vlefshme vetëm 15 milionë euro dhe nëse bazohemi në fjalët e presidentit andaluzian. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Premier League
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Kalo në kategori