LAJMI I FUNDIT:

Del Nido: Fabiano nuk transferohet te Milani

Del Nido: Fabiano nuk transferohet te Milani

Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, ka premtuar ‘shkatërrimin’ e planeve të Milanit për transferimin e Luis Fabianos.

Ky ‘dush i ftohtë’ për Rossonerët vjen 24 orë pasi zëvendëspresidenti Adriano Galliani kishte deklaruar se Fabiano është shumë pranë Milanit. Del Nido thotë se preferon t’i ofrojë vazhdim të kontratës Fabianos në vend se ta shesë atë te Milani.

“Ne po negociojmë me Fabianon për vazhdimin e kontratës së tij. Nuk ka pasur kurrfarë kontakti me Milanin”, ka thënë bosi andaluzian për La Repubblica. /Telegrafi/