LAJMI I FUNDIT:

Del lista e deputetëve që votuan kundër nismës për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”

Del lista e deputetëve që votuan kundër nismës për daljen e Shqipërisë nga “Ballkani i Hapur”

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar sot listën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë votuar kundër kërkesës së opozitës për daljen e vendit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

Lista kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe vazhdon me deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Ata kanë votuar kundër përfshirjes së një amendamenti të propozuar nga deputetët e opozitës në rezolutën për mbështetjen e Ukrainës që u votua në Kuvend të hënën.

Deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe LSI-së kërkuan që Kuvendi i Shqipërisë të përfshijë në rezolutë kërkesat për daljen e Shqipërisë nga nisma “Ballkani i Hapur” si dhe për dënimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Ukrainës.


“Këta deputetë nuk do të harrohen kurrë! Edhe ditën kur Serbia doli hapur pro Rusisë agresore e pushtuese dhe kundër Parlamentit Evropian, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së, këta deputete votuan kundër amendamentit për daljen e menjëhershme nga “Ballkani i Hapur””, ka thënë Vasili në një njoftim në rrjetet sociale.

“”Ballkani i Hapur” është thjesht një pazar i pisët ruso-sllav mes Vucic dhe Ramës kundër paqes, kundër Ukrainës, kundër Kosovës, kundër Shqipërisë”, ka shtuar Vasili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori