Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin e datës 11 mars 2025, ka aprovuar në tërësi padinë e Ridvan Berishës, duke anuluar vendimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), me të cilin Berishës i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës.
RTK obligohet ta kthejë Berishën në vendin e punës dhe t’ia paguajë mbi 28 mijë euro për kompensim të pagave.
Berisha kishte parashtruar padi më 7 tetor 2022, përmes të cilës ka kërkuar kthimin në vendin e punës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe kompensimin e pagave për muajt sa ka qenë i larguar nga puna në shumën prej 28 mijë e 492 euro e 97 centë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, e paditura- RTK në përgjigjen në padi, thuhet se ka kundërshtuar në tërësi kërkesëpadinë e Berishës si të pabazuar.
Andaj, Gjykata ka gjetur se padia e Berishës është e bazuar dhe se ka qenë brenda afatit ligjor, pasi që të njëjtit i është dorëzuar vendimi i RTK-së (i datës 23 shtator 2022) përmes e-mailit, pa të drejtë ankese, për çka Berisha pastaj ka ushtruar padinë.
Në vendim thuhet se për ndërprerje të marrëdhënies së punës, punëdhënësi është i detyruar të ndjekë procedurat përkatëse ligjore, duke u vërtetuar në tërësi gjendja faktike dhe duke i garantuar subjektit mbrojtje, të cilën sipas gjykatës, RTK del të mos e ketë bërë.
Po ashtu, në vendim thuhet se RTK është dashur që në afatin prej 5 ditësh të parashtrojë kërkesës për inicim të procedurës disiplinore ndaj Berishës. Me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, RTK thuhet se është dashur ta thërrasë në takim paditësin për t’ia sqaruar vendimin dhe për t’i dhënë mundësinë e deklarimit.
Dhe se sipas Gjykatës, paraprakisht punëdhënësi duhet të zhvillojë procedurën përkatëse duke verifikuar dhe vërtetuar në tërësi gjendjen faktike për shkeljet e pretenduara, të jetë i arsyetuar mirë, pastaj të ndërpres marrëdhënien e punës.
“Andaj si përfundim gjykata gjeti se moszbatimi i një procedure të drejtë disiplinore ndaj paditësit, ka bërë që edhe gjendja faktike të mos vërtetohet drejtë kurse kjo ka pasur për pasojë mos vërtetimin e shkeljeve të cilat i janë vënë në barrë paditësit, qoftë edhe me një provë të vetme dhe si rrjedhojë ka rezultuar me nxjerrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm“, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, RTK-ja e ka larguar Berishën për shkak të paraqitjeve të vazhdueshme nëpër media në kundërshtim me rregulloret e brendshme të RTK-së dhe instruksionet e menaxhmentit. Më tej, thuhet se sipas vendimit të RTK-së, paditësi ka shpërndarë materiale të mediave tjera në Facebook, duke kryer kështu shkelje të rëndë disiplinore.
Mirëpo, sipas Themelores, punëdhënësi me rastin e pretendimit për shkeje disiplinore nga punonjësi, duhet të sigurojë prova dhe të argumentojë kohën dhe mënyrën e kryerjes së shkeljes.
Kështu, sipas Gjykatës, RTK duhej në vendim të specifikojë kohën, mënyrën, përshkrimin faktik për secilën paraqitje mediale që e ka bërë Berisha dhe jo në mënyrë të përgjigjithësuar. Në vendim, thuhet se nuk është përshkruar përmbajtja e deklaratave publike apo atyre të postuara në Facebook.
Gjithnjë sipas vendimit, RTK është dashur të paralajmërojë paraprakisht Bërishën për shkeljet në të cilat mund të jetë i përfshirë, të verifikojë faktet, t’i jep mundësi të paraqesë mbrojtjen e në fund të marrë vendim të drejtë.
“Duke qenë se këto veprime nuk janë ndërmarr nga e paditura, rezulton se vendimi për shkarkimin e paditësit nga pozita e udhëheqësit të marketingut, është i kundërligjshëm, andaj, të njëjtin e anuloi sikurse në pikën II të dispozitivit të këtij aktgjykimi“, thuhet në vendim.
RTK-ja detyrohet që Rid Berishën ta kthejë në pozitën redaktor i redaksisë 1-RTK/Njësia e Planifikimit, pozitë të cilën e kishte sipas kontratës për kohë të pacaktuar, para shkarkimit.
Ndërkaq, vendimin lidhur me kompensimin e pagave ndaj Berishës prej 28 mijë e 492 euro e 97 centë, Gjykata e ka bazuar në eksperizën financiare.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 7 ditësh pas pranimit të vendimit në formë të shkruar.
Lidhur me këtë vendim, i kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, Berisha tha se është i kënaqur me vendimin.
“Për mua është një statisfaksion vendosja e ligjshmërisë në këtë proces të gjatë që e kam pas dhe jam i kënaqur me ligjshmërinë që është vendos”, tha Berisha.
Ndryshe, sipas vendimit të Themelores, në padinë e 7 tetorit 2022, Berisha ka kërkuar anulimin e vendimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për ndërprerje të marrëdhënies së punës, kthim në vendin e punës dhe kompensimin e pagave.
Gjithnjë sipas vendimit, Berisha në padi dhe gjatë gjykimit, kishte theksuar se ka qenë me kontratë në kohë të pacaktuar, kur e paditura kundërligjshëm ia kishte ndërprerë marrëdhënien e punës me konstatimin e paditësi është paraqitur në disa mediume tjera në kundërshtim me aktet e brendshme të së paditurës dhe pa ndonjë aprovim paraprak nga kryeredaktori, si dhe ka bërë shpërndarjen e materialeve të mediave tjera në mënyrë të përsëritur në rrjetin e tij social në Facebook.
Për këto veprime të paditësit, aty thuhet se RTK pretendoi se i është dëmtuar imazhi dhe reputacioni i mirë, si dhe integriteti publik të paditurës, pa vërtetim të gjendjes faktike dhe pa vërtetim të shkeljeve disiplinore të cilat i janë vënë në barrë.
Kurse, e paditura-RTK në përgjigje në padi, thuhet se kishte theksuar se paditësit Rid Berisha i është ndërprerë marrëdhënia e punës pas vlerësimit të plotë të gjendjes faktike dhe se vendimi është marrë në përputhje me Rregulloren për Përgjegjësitë Materiale dhe Disiplinore të RTK-së, e cila parasheh procedurë të shkurtuar dhe pa paralajmërim nga drejtori i përgjithshëm kur janë në pyetje dy apo më shumë shkelje të rënda, në rastet kur kohëzgjatja e procedurës mund të shkaktojë pasoja fizike, programore dhe materiale për RTK-në
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rasti Thaçi dhe të tjerët, çfarë përmban vendimi i Speciales për dokumentet nga Zona e Shalës dhe Karadakut?

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

“Dhëndri u akuzua për pastrim parash”, raporti i DASH: Berisha korrupsion për interesa të familjes së tij

Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë bashkëshortja dhe vëllezërit

Nën brohoritjet "UÇK, UÇK", Hashim Thaçi niset drejt Hagës

A mundet opozita ta formojë qeverinë e re?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Gjenerali gjerman përjashtohet nga NATO

Pas paraqitjes së tij ndaj Shqipërisë, tifozët anglezë nuk duan që më një lojtar të ftohet te Tre Luanët

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Vajza e Donald Trump Jr. është një sensacion i vërtetë: Modeste, e bukur, merret me një sport të pazakontë

Shqipëria e nis me humbje rrugëtimin drejt Botërorit 2026 – mposhtet nga Anglia