LAJMI I FUNDIT:

Defoe: Redknapp është një menaxher ideal

Defoe: Redknapp është një menaxher ideal

Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, thotë se ai është i lumtur që është pjesë e ekipit të Harry Redknapp.

Defoe beson se ai është duke luajtur futbollin më të mirë nën drejtimin e Redknapp.

“Harry është i shkëlqyeshëm. Mund të flisni me të për gjithçka. Kjo është e rëndësishme. Jetoni jetë normale dhe mund të keni probleme dhe kur keni raporte të mira me menaxherin, mund të flisni me të për këtë. Ai është cool”, ka thënë Defoe. /Telegrafi/