LAJMI I FUNDIT:

Cruyff: Villa do të luajë në krah

Cruyff: Villa do të luajë në krah

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka thënë se Pep Guardiola e ka transferuar David Villan për të luajtur në krah.

Barcelona shpenzoi hiç më pak se 40 milionë euro për sulmuesin më të mirë spanjoll, ndërsa opsionet që jep ai në sulm janë të shumta.

“Krahu është pozita, që unë mendoj se Guardiola e ka rezervuar për të. Guardiola nuk dëshiron që Villa të jetë numri 9, aty është Messi. Nuk do të befasohesha nëse ai luan në krah, duke dribluar, duke nxjerrë qendrën dhe kur nuk mund të pasojë, ai ka goditje mjaft të mirë”, deklaroi Cruyff. /Telegrafi/