LAJMI I FUNDIT:

Ç’përfitojmë nga elektroterapia?

Ç’përfitojmë nga elektroterapia?

Elektroterapia nënkupton përdorimin e energjisë elektrike për trajtimin mjekësor. Në mjekësi, termi elektroterapi mund të përfshijë një grup të trajtimeve, duke përfshirë përdorimin e pajisjeve elektrike si stimulues në muskuj dhe për sëmundjet neurologjike.

Trimnesha Tahiraj
Fizioterapeute e Diplomuar

Përveç kësaj, termi "elektroterapi" ose "terapi elektromagnetike", gjithashtu aplikohet për një gamë të pajisjeve mjekësore dhe për trajtime alternative.
Në vitin 2000 Këshilli i Mjekësisë Holandeze ka konstatuar efikasitetin e plotë të elektroterapisë si trajtim mjekësor.


Përdorimi i elektroterapisë ka përdorim të gjerë në menaxhimin e dhimbjes, përmirësimin e forcës muskulore, kontrollin motorik, atrofinë muskulore, përmirësimin i qarkullimit lokal të gjakut dhe riparimin i indeve.

Menaxhimi i dhimbjes
Menaxhimi i dhimbjes nënkupton përdorimin e elektroterapisë si metodë për lehtësimin e dhimbjes së pacientit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, që për shkak të sëmundjes që kanë, iu duhet të jetojnë gjatë me një dhimbje të caktuar. Aplikimin e elektroterapisë duhet ta bëjë fizioterapeuti, i cili duhet të ketë koordinim në punë pasi që pacientët e tillë kërkojnë trajtim një kohë të gjatë.

Përmirësimi i forcës muskulore
Elektroterapia ka përdorim të gjerë në përmirësimin e forcës muskulore, pas thyerjeve të kockave, pas çarjeve të muskujve, pas lëndimeve të ligamenteve, si dhe pas lëndimeve te tjera sportive, ku pacientit i duhet te jetë jo aktiv një kohë të gjatë dhe pas kësaj pason dobësimi i forcës muskulore.

Përmirësimi i kontrollit motorik
Me elektroterapi bëhet stimulimi elektrik i muskujve, e quajtur ndryshe, elektromiostimulimi. Impulset elektrike të krijuara në aparat me anë të elektrodave nga lëkura, depërtojnë direkt në muskujt ku shkaktohet edhe stimulimi i muskujve të caktuar dhe fitohet kontraktimi ose lëvizja e dëshiruar në muskujt të cilët me vullnet të lirë nuk mund të bëjnë lëvizjet e kërkuara për shkak të lëndimeve.

Përmirësimi i atrofisë muskulore
Atrofia e muskujve nënkupton humbjen e masës muskulore ose dobësimin e forcës muskulore për shkak të mos aktivitetit ose sëmundjeve të ndryshme në organizëm. Një ndër arsyet e atrofisë muskulore është edhe imobilizimi i gjymtyrëve pas thyerjes së kockave, si pasojë e mos aktivitetit te gjatë. Në këtë rast, me anë të elektroterapisë stimulohen muskujt e caktuar dhe fitohen lëvizjet e dëshiruara për këtë pjesë të muskujve të atrofuar, me çka edhe kthehet masa e kërkuar muskulore.

Përmirësimi i qarkullimit lokal të gjakut
Elektroterapia ka ndikim të madh në përmirësimin e qarkullimit lokal të gjakut tek muskujt që kanë qenë joaktiv për një kohë të gjatë. Depërtimi i thellë i rrymës elektrike në këto pjesë të trupit ndikon në furnizimin sa më të mirë me gjak të muskujve që kanë qenë jomjaftueshëm të furnizuar. Në këtë mënyrë ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të pacientit, dhimbje të cilat paraqiteshin për shkak të mungesës së gjakut.

Riparimi i indeve
Efekti më i rëndësishëm i elektroterapisë është riparimi i indeve. Elektroterapia në fushën e trajtimit ndryshon nga terapia manuale apo ndonjë terapi tjetër. Ajo është një mjet që kur zbatohet në kohën e duhur, në dozën e duhur atëherë do të jetë i dobishëm. Aplikimi i papërshtatshëm i saj nuk do të arrij sukses në trajtim, në fakt mund t’i bëj gjërat edhe më keq. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Thyerja e gishtit të madh: Shërimi është i gjatë dhe komplikimet janë të mundshme

Shëndetësi
Kalo në kategori